🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.35 ▼0.69%
ARI 4,129 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,462 ▼ -3.19% ETH $1,664 ▼ -4.16% XRP $1.1048 ▼ -2.51% SOL $68.9800 ▼ -5.22%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.35 ▼0.69 % ARI 4,129 ▼1.75 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.35 ▼0.69 % ARI 4,129 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Opinion

Rasti “Goxhaj” përbën fenomenin politik që nuk nisi me “Flamingo Revolution”

Nga Ylli Pata

Dalja e Dritan Goxhajt në krye të protestave 23 ditore, duke parashtruar retorikën politike, nuk duket se ishte një kërpurdhë pas 3 pikave të shiut që rannë dje pasdite në tokën e zhuritur nga vapa të Tiranës.

Goxhaj, portreti dhe diskursi i tij publik është një refren thuajse i përnatshëm që prej disa vitesh në televizionet shqiptare, ku ai ka krijuar një profil të tijin me diskursin që ka shpalosur.

Një diskurs, që bazën e ka tek një qëndrim i sjellë si analizë, ku kritikohet apo sulmohet Perëndimi, SHBA-ja, Izraeli e mbrohet e lavdërohet Irani, ushtria e saj, proksit e Republikës së Ajatollahëve, si Hezbullahu, Hamasi apo edhe ditirambet ndaj ushtrisë ruse ndaj asaj të Ukrainës.

Goxhaj, i cili është fakt se është kthyer tashmë në një emër publik në mediat, nuk është i vetmi i këtij pozicioni që ka marrë një hapësirë mjaft të madhe në kosmozin mediatik tradicional shqiptar.

Ka qenë gjithmonë e çuditshme sesi është realizuar kjo fetë e madhe antiperëndimore e mainstream-it shqiptar, kur hapja ndaj zërave të rinj e të ndrysëm ka qenë gjithmonë një pikë e kritikuar e këtij establishmenti.

Lindja e këtij ansambli anti-perëndimor në hapësirën publike shqiptare nuk duket se erdhi rastësishëm, pasi këto personazhe nuk erdhën nga një përvojë analitike qoftë si kronistë apo si analistë mediatikë, por thjesht na u servirën si “ekspertë të fushës”.

Ndërkohë që asnjëri nuk është orientalist, studiues i gjeopolitikës së shteteve, gjeopolitikës humane, apo akademikë e gjenerale me spaleta që kanë thyer kokën në libra për të mësuar strategjitë e ushtrive që nga Kiri i Madh, që meqë ra fjala në Shqipëri ka qenë shumë i famshme si pasojë e filmit me Semiramidën e Babilonisë, e deri tek ajatollahu i fundit.

Të gjithë këta “ekspertë” janë së paku fansa, madje të zellshëm të çdo lëvizjeje, organizate, shteti apo edhe grupimi politik që është kundër amerikanëve.

Pavarësisht nëse Flamingo Revolution e ka nxjerrë apo jo udhëheqjen e saj, pavarësisht nëse Dritan Goxhaj është apo jo udhëheqës real i saj, pavarësisht se brenda protestës edhe sot ka një grup zërash publik që kanë qëndrime të njohura kritike dhe publike prej vitesh, gjithsesi është evidente se pjesa më e madhe e hapësirës publike, organizative, financuese, por edhe gjeneruese është sfondi i islamit politik. Që ka mbështetje dhe aleancë që prej Turqisë e deri tek Irani, i cili natyrisht e ka përdorur këtë betejë, si një sukses i luftës së tij me Amerikën. Pjesë e së cilëës janë prej kohësh një set publik, mediatik dhe tani edhe politik i Flamingo Revolution. i cili jo më kot nisi me një simbol politik për Zvërnecin, ku skena teatrale e së cilës ishte “lufta me familjen e Donald Trump” e hebrenjtë, që disa nga protestuesit e famshëm i quajnë “çufo”.

Natyrisht që lëvizje, qëndrime, opinione apo edhe mendime anti Perëndim në Shqipëri, siç dhe në Europë ka mjaft. Edhe në vende të BE-së ka parti apo persona publikë që mbrojnë Iranin, Rusinë, Kinës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëndrime që janë të dukshme sidomos nga eksponentë të majtë politik. Por ky debat vjen si një konfrontim normal dhe proporcional politik dhe mediatik.

Kurse tek ne ky diskurs ka zabtuar thuajse të gjithë skenën prej vitesh dhe sot na vjen me një forcë të madhe edhe si një lëvizje rrupture politike. Lëvizje e cila as nuk lindi sot, e as nuk erdhi nga hiçi. Ka pasur sfondin e sidomos mbështetjen e aktorëve të fuqishme që nga Turqia e Erdoganit, Rusia, Irani, e mjaft vende të Gjirit. Ky mjedis prej vitesh gëlon në xhamitë e vendit, që më pas e kanë shpërndarë me viralitet në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë diskutim në një demonstriv, deri sa e kthyen në një forcë politike. E cila si për garniturë, apo sot për sot do të ketë mjaft komponentë “veganë”, po në mes është kebabi i gatuar avash avash. Ndoshta më mirë që të dalë hapur dhe në konkurrim ballazi kjo alternativë politike, e cila prej vitesh ka notuar sa te Sali Berisha e sa te Edi Rama. Edhe pse e shartuar me pak marksizëm e ish-trumpistë të zhgënjyer, thelbi do të mbetet i njëjtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.