☁️
Tiranë 19°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,810 ▼0.02%
DOW 51,902 ▲0.48%
NASDAQ 27,295 ▼0.26%
NAFTA 93.89 ▲2.22%
ARI 4,187 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,697 ▼ -0.54% ETH $2,529 ▲ +0.86% XRP $1.3762 ▼ -1.78% SOL $109.0700 ▼ -0.67%
S&P 500 7,810 ▼0.02 % DOW 51,902 ▲0.48 % NASDAQ 27,295 ▼0.26 % NAFTA 93.89 ▲2.22 % ARI 4,187 ▼0.69 % S&P 500 7,810 ▼0.02 % DOW 51,902 ▲0.48 % NASDAQ 27,295 ▼0.26 % NAFTA 93.89 ▲2.22 % ARI 4,187 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Reagon Çitaku: Kos duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Hagë, jo për ligjet që i miratojnë deputetët

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Citaku ka reaguar pas deklaratës së Komisionerës Evropiane për Zgjerim, Marta Kos e cila tha se ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kos duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë, jo për ligjet që i miratojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit.

“Askush nuk dëshiron t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, duam që procesi të kthehet në binarë të drejtë, të garantohet një gjykim i drejtë dhe të respektohen të drejtat themelore të njeriut”.

Çitaku po ashtu tha se Gjykatën Speciale e kanë themeluar për ta hequr një njollë të zezë nga historia, atë të pretendimeve për trafikim të organeve që burojnë nga raporti i Dick Marty-t, e jo për t’ia sjellë Kosovës një njollë të re, atë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, duke vënë në pikëpyetje karakterin çlirimtar të luftës sonë.

“Kosova nuk po shkel asnjë nga detyrimet që ka marrë përsipër në raport me Bashkimin Evropian. Gjykata Speciale nuk do të mbyllet. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë dhe të ushtrojë mandatin e saj. Debati për ndryshimet ligjore nuk nënkupton shmangie nga drejtësia, por synon që procesi të zhvillohet në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të drejtat themelore të njeriut. Shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë proces janë dokumentuar edhe nga The Bar Human Rights Committee of England and Ëales (BHRC). Këto shqetësime meritojnë vëmendje serioze dhe trajtim të drejtë”, ka shkruar ajo.

Vetë Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, sipas saj në vendimin KSC-CC-2022, paragrafin 83, ka trajtuar të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit.

“Po ashtu, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosovës i takon të vendosë për ndryshimet ligjore. Për këtë arsye, qëndrimi i komisioneres Marta Kos ngre pikëpyetje për koherencën e qëndrimeve brenda vetë Komisionit Evropian. Kuvendi i Kosovës ka të drejtë dhe përgjegjësi ta ushtrojë mandatin e tij kushtetues e ligjor. Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe kanë detyrim të veprojnë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, të së vërtetës dhe të drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Tutje Çitaku tha se: “NATO dhe Bashkimi Evropian kanë qenë aleatë të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Këtë partneritet e vlerësojmë thellësisht dhe besojmë se dialogu, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë janë rruga përpara. Kuvendi i Kosovës i ka dyert e hapura. Jemi kurdo të gatshëm të ulemi, të bisedojmë dhe të eliminojmë çdo keqkuptim. Jam e bindur se, me mendje të hapur dhe qasje konstruktive, duke pasur si qëllim të përbashkët drejtësinë, do t’i tejkalojmë të gjitha keqkuptimet dhe në fund do të gjejmë pajtim”.

Ajo tha se nuk kërkojnë privilegj dhe as shmangie nga drejtësia.

“Kërkojmë drejtësi të vërtetë, respektim të të drejtave të njeriut dhe një proces që nuk e cenon të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare. Drejtësia dhe partneriteti me aleatët tanë nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, drejtësia është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.