Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash
Prokuroria e Posaçme ka vënë në hetim ish drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin, edhe për akzuat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Akuzat e reja ish zyrtares i janë shtuar pas vendosjes në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë bërë të njohura në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Akuzat e reja lidhen me disa transferta në vlerë disa milionë lekë që SPAK ka konstatuar përmes kompanive të lidhura me Ergys Agasin dhe vëllain e Hysenit.
Provat për këto transaksione janë gjetur fillimisht në disa prova materiale të sekuestruara në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi.
Ky i fundit në qeli, në hetim nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal që paracaktonte tenderat në institucionin e AKSHI-t.
/tvklan.al
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.