☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 88.12 ▼2.98%
ARI 4,119 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,420 ▼ -2.04% ETH $2,114 ▼ -5.6% XRP $1.0810 ▼ -7.22% SOL $86.1500 ▼ -3.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 88.12 ▼2.98 % ARI 4,119 ▲1.09 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 88.12 ▼2.98 % ARI 4,119 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të dro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me dosjen e njohur si “Albanian File”, të cilën e cilësoi si një nga dosjet më kriminale në historinë e Evropës.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka trajtuar territorin e vendit si pronë personale, duke shkelur Kushtetutën, ligjet e pronësisë dhe legjislacionin urbanistik.

“‘Albanian File’ është një nga dosjet më kriminale në tërë historinë e Evropës. Është dosja që dëshmon se zonat më të bukura turistike, panoramike, piktoreske, peizazhet më magjike të vendit në bregdet, në kodrat, malet, luginat, majat e këtij vendi i janë shitur drogës, drogës dhe vetëm drogës”, u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi dosjen edhe si “Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës”, ndërsa propozoi disa emërtime të tjera, mes tyre “Libri i Kuq i Padrinos” dhe “Shqipëria në kthetrat e karteleve dhe mafies më të rrezikshme të Evropës dhe botës”.

Berisha deklaroi se dosja përmbledh 523 projekte, për të cilat, sipas tij, nuk është respektuar asnjë kusht ligjor, qoftë në aspektin e pronësisë, mjedisit apo urbanistikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.