⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,064 ▼ -2.96% ETH $2,178 ▼ -3.41% XRP $1.4122 ▼ -3.39% SOL $86.3200 ▼ -4.84%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kronika

Reshje dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të mbyllet muaji maj

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për pjesën e mbetur të muajit maj, si edhe për ditët në vijim.

Sipas meteorologes, në pjesën e dytë të ditës së sotme do të kemi zhvillim të vranësirave dhe, së bashku me to, do të ketë edhe rënie të temperaturave.

Gjithashtu, meteorologia theksoi se këto reshje do të jenë më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore, ndërsa më pak reshje priten në qendër dhe në jug të vendit. Ndërkohë, dita e diel pritet të sjellë përmirësim të motit.

“Reshjet mbrëmë gjatë natës kanë përfshirë gjithë territorin, ndërkohë ka pasur një forcim të ndjeshëm të parametrit të erës. Në zonat bregdetare më problematike në fakt janë stuhitë e erës dhe më pak reshjet.

Parashikohet që pas mesditës temperatura të jenë 22-23° gradë Celsius në disa zona. Presim që pjesën e dytë të ditës të kemi zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje. Më të fokusuara ose më të dendura do të jenë kryesisht në zonat veriore dhe verilindore, dhe më pak reshje do të ketë qendra dhe jugu, duke përjashtuar rrebeshe të izoluara në Librazhd, në Elbasan, të cilat do të jenë në pjesën e dytë të ditës.

Parashikohet në fakt që e diela të sjellë një përmirësim të situatës duke i zhvendosur reshjet vetëm drejt zonave malore, dhe në zonat malore në sasi të pakta. Megjithatë nesër do të kemi rënie të mëtejshme të temperaturave duke bërë ditën e diel mjaft të freskët. Në fakt e shtuna dhe e diela, pra sot edhe nesër, temperaturat në disa zona janë edhe tre gradë më të ulëta krahasuar me vlerat normale që duhet të jenë.

Është një situatë krejtësisht kalimtare dhe e përkohshme duke qenë se që në fillimin e javës tjetër ne presim që të kemi rikuperim të temperaturave. Pra nëse të dielën presim 21° gradë Celsius, pritet që të hënën, të martën, mërkurën sërish të kemi rritje duke e çuar termometrin në vlera tipike të temperaturave të majit 25° gradë.

Mund të them që pas datës 21-22 ne presim një ndryshim totale të situatës termike. Pra do të rriten akoma më shumë temperaturat duke i bërë ato vlerat jo 24-25, do kemi temperatura dhe 28 apo 29° gradë Celsius.

Për sa i përket reshjeve, edhe pse jo në të gjithë territorin, ato do jenë prezent deri në fund të muajit. Pra deri në fund të muajit edhe pjesa tjetër e majit do të rrezikohet nga këto reshjet sporadike të cilat janë afatshkurtra. Rrebeshe në zonat malore nuk përjashtohen edhe stuhitë e erës apo edhe mundësi për mini-stuhi breshëri në disa zona të verilindjes dhe juglindjes.

Megjithatë nuk është se do të kemi 24 orë vetëm vranësira dhe shira, kështu që do kemi herë pas herë kthjellime, vranësira, rrebeshe, më pas sërish diell. Por mund të them që situata është e paqëndrueshme deri në fund të majit. Nuk është se do na presin 10 ditë të tjera vetëm me diell.

Duke qenë se kjo fundjavë, edhe pse përmirësohet situata e reshjeve, edhe sot reshjet edhe pse do jenë prezent, bregdeti do ketë shumë pak reshje dhe nesër nuk ka fare reshje, por janë temperatura të cilat janë relativisht të ulëta, janë 21-22° gradë Celsius. Kemi dhe prezencën e erës, e cila është një erë që e bën të ftohtin ta ndjejmë pak më shumë.

Megjithatë që fundjavën që vjen do të jetë mjaft e favorshme për të frekuentuar bregdetin. Vija bregdetare është shumë më pak e rrezikuar për sa i përket reshjeve edhe në javën tjetër dhe deri në fund të muajit. Përjashtohet vija bregdetare po mbetet e gjithë zona malore, mbetet edhe disa qytete të ultësirës perëndimore, mbetet Shkodra, mbetet Tirana, Elbasani, Fieri dhe Lushnja, ku herë pas herë do kenë edhe këto shira të cilat janë kalimtarë.

Megjithatë temperaturat do të ndryshojnë duke filluar që nga data 22 maj, kur ne presim vlera shumë më të larta se ç’kemi regjistruar gjatë kësaj jave që sapo lamë pas”, u shpreh ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.