☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.50 ▲0.6%
ARI 4,077 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,786 ▲ +0.65% ETH $2,347 ▲ +0.83% XRP $1.3285 ▲ +1.47% SOL $101.2900 ▲ +0.41%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.50 ▲0.6 % ARI 4,077 ▲0.06 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.50 ▲0.6 % ARI 4,077 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Restaurimi dhe muzealizimi i MHK, Gonxhja: Një proces që garanton zbatim profesional dhe transparent

Projekti për restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar po vijon, ku në muajin maj u bë me dije se punimet e fazës së parë restauruese dhe përforcuese  ishin drejt përfundimit. Një ditë më parë, Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri me dije për takimin hapës (Kick-off Meeting) të Asistencës Teknike për përgatitjen e Njësisë së Zbatimit të Projektit (PIU), në kuadër të Fazës II të projektit për restaurimin, rindërtimin dhe muzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar, me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), ku thotë se u diskutuan hapat konkretë që do të udhëheqin zbatimin e këtij projekti strategjik.

“Gjatë takimit u prezantuan ekipet e Asistencës Teknike, u përcaktuan prioritetet e punës, kuadri i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe standardet e prokurimit sipas kërkesave të BEI. Ky është një proces i rëndësishëm që do të garantojë një zbatim profesional dhe transparent të projektit, me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një Muze Historik Kombëtar modern, bashkëkohor dhe dinjitoz, në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në një reagim në rrjete sociale, ku ndau dhe pamje për këtë takim.

Projekti për restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin e Muzeut Historik Kombëtar solli dhe mbylljen e institucionit më të rëndësishëm muzeor në vend, ndërsa nga fillimi i punimeve në vitin 2024. Muzeu gjithashtu është dhe pjesë e listës së institucioneve të trashëgimisë kulturore kombëtare, që rezultoi me dëmtime pas vlerësimit të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe me një nevojë për ndërhyrje, që po kryhet në kuadër të programit “EU4Culture”. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.