☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 73.93 ▲0.56%
ARI 4,119 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,685 ▲ +0.57% ETH $1,741 ▼ -0.43% XRP $1.0920 ▲ +0.41% SOL $77.4900 ▼ -0.1%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 73.93 ▲0.56 % ARI 4,119 ▲0.9 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 73.93 ▲0.56 % ARI 4,119 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Politika

Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste reagoi pas mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, të zhvilluar në Strasburg, duke deklaruar se deputetët socialistë dhe eurodeputetët votuan pro rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa akuzoi deputetët e Partisë Demokratike se votuan kundër.

Sipas PS-së, teksti i rekomandimeve i propozuar nga Sekretariati i Komitetit nuk u amendua nga socialistët, pasi ai mbështetej në dy dokumente themelore: Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Rezolutën e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Sot në Strasburg në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, deputetët e Partisë Socialiste dhe të gjithë eurodeputetët votojnë pro Rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, deputetët e PD zbatuan urdhrin e Saliut, siç e kishin bërë me dije, duke votuar kundër Shqipërisë në BE.

Partia Socialiste nuk paraqiti asnjë amendament në tekstin e propozuar nga Sekretariati i KPSA-së, pikërisht sepse atij teksti iu bashkëngjitën dy dokumente themelore: Rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Rezoluta e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në këto kushte, përsëritja e përmbajtjes së këtyre dy rezolutave, duke hequr njëkohësisht pjesët që evidentojnë qartësisht ecurinë pozitive të Shqipërisë në këtë rrugëtim, nuk kishte as kuptim politik, as logjikë institucionale dhe as vlerë shtesë për tekstin e përbashkët”, thuhet në reagimin e PS.

Në reagim theksohet gjithashtu se një pjesë e amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga deputetët e Partisë Socialiste, në frymën e konsensusit që duhet të shoqërojë procesin e integrimit europian. Megjithatë, PS sqaron se nuk mbështeti amendamentet që, sipas saj, cenonin balancën e dokumentit duke përjashtuar referencat mbi progresin e njohur nga raportet e Komisionit Europian dhe zhvillimet në procesin e negociatave.

“Është po ashtu e rëndësishme të theksohet se një numër amendamentesh të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, pikërisht në frymën konsensuale që duhet të karakterizojë një proces kaq të rëndësishëm sa anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër deputetet e Partisë Socialiste votuan një pjese e amendamenteve të Partisë Demokratike, me përjashtim të formulimeve që nuk pasqyronin frymën e një dokumenti të përbashkët parlamentar. Nuk mund të pranohej tentativa për të deformuar balancën e dokumentit, përmes përjashtimit të plotë të çdo reference që pasqyron progresin e njohur dhe të certifikuar nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe njoftimin për përmbylljen e kapitujve të negociatave.

Procesi i anëtarësimit nuk i shërbehet duke mohuar arritjet e vendit, por duke ndërtuar mbi to, me seriozitet, përgjegjësi dhe vullnet bashkëpunimi. Partia Socialiste mbetet e angazhuar për të mbështetur çdo tekst, çdo qëndrim dhe çdo mekanizëm bashkëpunimi që i shërben realisht avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, mbi bazën e fakteve, standardeve dhe rezultateve konkrete të këtij procesi”, thuhet në reagim.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike deklaroi se mungesa e konsensusit erdhi si pasojë e refuzimit nga mazhoranca socialiste të mbi 30 amendamenteve të propozuara nga opozita, të cilat, sipas saj, gëzonin mbështetjen edhe të eurodeputetëve.

PD argumenton se amendamentet kishin të bënin me çështje kyçe të procesit të integrimit, si lufta kundër korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe rritja e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.