⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,674 ▲1.38%
DOW 53,036 ▲2.41%
NASDAQ 25,743 ▲1.46%
NAFTA 91.96 ▼4.3%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,662 ▲ +3.99% ETH $2,436 ▲ +6.21% XRP $1.3136 ▲ +2.84% SOL $96.7900 ▲ +3.73%
S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

RIAD – Arabia Saudite i kërkon Trumpit t’i japë përparësi dialogut në konfliktin me Iranin

RIAD, 2 gusht /ATSH- DPA/ – Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që t’i japë përparësi dialogut për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, mes përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas agjencisë shtetërore saudite SPA, gjatë një bisede telefonike me  presidentin Trump, princi i kurorës theksoi “domosdoshmërinë e vendosjes së dialogut në plan të parë për të ulur tensionet” dhe bëri thirrje për “përpjekje maksimale për të arritur qetësi, e cila do të hapte rrugën për zgjidhje diplomatike”.

Ai theksoi se një qasje e tillë do të ndihmonte në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si edhe do të shmangte përshkallëzimin e konfliktit në një luftë më të gjerë.

Deklarata vjen pasi presidenti Trump njoftoi se kishte anuluar një valë të re sulmesh ushtarake ndaj Iranit, duke përmendur përparim drejt një marrëveshjeje diplomatike dhe kërkesa nga Teherani, si edhe nga vende të tjera të Lindjes së Mesme, për të shmangur sulmet.

Më herët, portali amerikan Axios, duke cituar burime amerikane të njohura me bisedimet, raportoi se Mohammed bin Salman kishte shprehur shqetësimin e Arabisë Saudite për planet e reja ushtarake dhe i kishte kërkuar Trumpit të ulte tensionet.

Që nga shpërthimi i luftës me Iranin në fund të shkurtit, Teherani i është përgjigjur vazhdimisht sulmeve amerikano-izraelite duke goditur shtetet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, përfshirë Arabinë Saudite, një nga eksportueset më të mëdha të naftës në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.