☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 87.35 ▲3.57%
ARI 4,123 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,031 ▼ -0.48% ETH $1,927 ▼ -0.49% XRP $1.1386 ▲ +0.16% SOL $77.6000 ▼ -1.05%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.35 ▲3.57 % ARI 4,123 ▲1.15 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.35 ▲3.57 % ARI 4,123 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Politika

Rikonstruktohet “Vilson Blloshmi”, Rama: Gati të presë 450 nxënës me standarde bashkëkohore

Shkolla “Vilson Blloshmi” në Librazhd është rikonstruktuar plotësisht dhe do të hapë dyert për 450 nxënës në vitin e ri shkollor, duke ofruar ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.

Investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd dhe përfshin rikonstruksionin e plotë të godinës, ndërtimin e një palestre të re, si dhe terrene sportive, duke krijuar kushte më të mira për mësim, sport dhe aktivitete të ndryshme për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e rikonstruktuar, ndërsa thekson se objekti është transformuar sipas standardeve bashkëkohore.

“Një tjetër shkollë e re, me të gjitha kushtet dhe sipas standardeve bashkëkohore, për 450 nxënës të Librazhdit. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Librazhd, shkolla ‘Vilson Blloshmi’ është transformuar plotësisht për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Me ambiente moderne, palestër të re dhe terrene sportive, nxënësit dhe mësuesit kanë tashmë kushte bashkëkohore për mësim, sport dhe aktivitetet”, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.