🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,289 ▲ +0.8% ETH $2,113 ▲ +0.95% XRP $1.3538 ▲ +0.73% SOL $85.4200 ▲ +0.97%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Kosova

Rritet borxhi publik i Kosovës

KosoveeeeeeBorxhi publik i Kosovës gjatë pjesës së parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 17.1 për qind. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës (BQK), borxhi ka arritur në 649.1 milionë euro nga 554.5 milionë euro sa ishte në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Shprehur në përqindje, borxhi ka arritur 11.2 për qind të Bruto Produktit Vendor nga 10.3 për qind sa ishte në vitin paraprak. Niveli aktual i borxhit, Kosovën e bënë vendin me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit. Sipas BQK-së, në vitin 2014, mesatarja e borxhit publik në vendet e Evropës Juglindore ishte rreth 57.3 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, përderisa Kosova kishte nivelin prej 10.6 për qind.

Edhe në raportin e fundit të publikuar nga Banka Botërore, thuhet se borxhi publik ende mbetet i vogël, por më rritje të shpejtë. Lidhur më këtë, ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se niveli i borxhit nuk është i lartë, por që autoritetet kompetente duhet të jenë të kujdesshëm në marrjen e borxheve.

Eksperti i ekonomisë, Ismail Kastrati, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka thënë se niveli i borxhit nuk është i lartë, por kjo sipas tij, ka ndodhur për shkak të pamundësisë së Kosovës për të huazuar mjete në institucionet financiare ndërkombëtare.

“Ne aktualisht jemi shumë ulët më borxhin publik. Jo pse Qeveria e Kosovës nuk ka dashur të hyjë në borxhe, por ka pasur shumë vështirësi për huazime nga institucionet ndërkombëtare. Prandaj është mirë që borxhi të jetë i logjikshëm, gradual dhe jo për një herë të jetë borxh i madh”, thotë Kastrati

Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.

Edhe eksperti tjetër për çështje ekonomike, Naim Gashi, vlerëson se niveli i borxhit është i ulët, por megjithatë sipas tij, duhet të planifikohet mirë marrja e borxhit, sepse jo në të gjitha rastet marrja e borxheve rezulton më sukses.

“Ne duhet të masim kapacitetet tona aktuale për gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik dhe në bazë të atyre kapaciteteve duhet t’i bëjmë edhe planifikimet buxhetore dhe jo të futemi në borxhe të pakontrolluara në të cilat do t’i paguanin gjeneratat në vijim”, tha Gashi .

Për t’i ikur rrezikut të mundshëm sa i përket rritjes se nivelit të borxhit publik, Gashi thekson se Kosova duhet të krijojë një strategji nacionale.

“Strategjia nacionale duhet të përkojë më kapacitetet tona zhvillimore që i kemi dhe kryesisht borxhi publik do të duhej të ishte për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike”. “Ndërsa sa i përket borxheve tjera publike për mbulimin e deficiteve buxhetore nacionale, këto janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe Kosova nuk duhet të lëshohet në një pozicion të tillë” tha Gashi  Ndryshe, borxhi i jashtëm i Kosovës, i cili përfshinë borxhin e jashtëm privat dhe borxhin e jashtëm publik, në fund të vitit 2014 arriti në 1.7 miliardë euro që është për 8 përqind më i lartë se sa në fund të vitit 2013.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.