☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,693 ▼0.2%
DOW 53,160 ▼0.57%
NASDAQ 26,174 ▼0.6%
NAFTA 86.18 ▲2.12%
ARI 4,563 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,902 ▲ +8.9% ETH $2,286 ▲ +15.83% XRP $1.2295 ▲ +19.13% SOL $86.7300 ▲ +7.09%
S&P 500 7,693 ▼0.2 % DOW 53,160 ▼0.57 % NASDAQ 26,174 ▼0.6 % NAFTA 86.18 ▲2.12 % ARI 4,563 ▲0.38 % S&P 500 7,693 ▼0.2 % DOW 53,160 ▼0.57 % NASDAQ 26,174 ▼0.6 % NAFTA 86.18 ▲2.12 % ARI 4,563 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Rritet numri i intervenimeve nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë

Për shkak të temperaturave të larta është rritur për mbi 50 për qind numri i ndërhyrjeve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Rastet më të shpeshta janë personat më sëmundje kronike të zemrës apo traktit respirator, por nuk mungojnë edhe ata që humbin vetëdijen gjatë lëvizjes në temperatura të larta, dhe lëndimet e shpeshta nga vozitësit e motoçikletave të malit.

“Më së shumti thirrje kemi gjatë fundjavave, kur njerëzit dalin për aktivitete të lira e që janë shkaku më i madh për lëvizje në të nxehtë, aksidente me motorë nëpër male, dhe tepër jemi të angazhuar. Afërsisht 40 – 50 për qind është rritur numri. Rekomandimi është që këto temperatura të kenë kujdes dhe t’i shmangin, sidomos ata mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje kronike të zemrës, tension” deklaroi Igor Mlladenovski, Shef i Ndihmës së shpejtë Tetovë.

Për ndihmë qytetarët drejtohen edhe në urgjencën e Tetovës.

“Zakonisht kemi pacientë mbi moshën 40 vjeçe e që kanë komorbiditete pra që vuajnë nga tensioni i lartë, astma, sëmundjet bronkiale, dhe ankesat më të shpeshta janë lodhja, djersitja, mundimi kokëdhimbja dhe plogështia e përgjithshme. Banorët duhet ti ndjekin mediat ku janë paralajmërimet dhe të bëjnë kujdes kulmin e të nxehtit. Pra lëvizjet të bëhen nga ora tetë në mëngjes deri në ora 10 apo 11 maksimum dhe pas orës pesë. Të mbajnë një kaçkëte dhe një ujë të vogël me vete”, tha Rezearta Elezi, Mjeke.

Vetëm në ditët e fundit, ndihma e shpejtë ka intervenuar në dhjetëra raste si pasojë e të nxehtit. përcjell Zhurnal.mk .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.