☁️
Tiranë 36°C · Vranët 25 August 2026
S&P 500 7,661 ▲0.11%
DOW 53,430 ▲0.02%
NASDAQ 26,086 ▲0.41%
NAFTA 82.80 ▼2.6%
ARI 4,689 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,186 ▼ -0.53% ETH $2,476 ▼ -1.72% XRP $1.4705 ▼ -3.33% SOL $98.1100 ▲ +1.83%
S&P 500 7,661 ▲0.11 % DOW 53,430 ▲0.02 % NASDAQ 26,086 ▲0.41 % NAFTA 82.80 ▼2.6 % ARI 4,689 ▼0.2 % S&P 500 7,661 ▲0.11 % DOW 53,430 ▲0.02 % NASDAQ 26,086 ▲0.41 % NAFTA 82.80 ▼2.6 % ARI 4,689 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ka deklaruar se së shpejti do të ketë një emër të një presidenti konsensual.

Rugova në një prononcim për KosovaPress, tha se një gjë e tillë shpreson që të ndodhë së shpejti, teksa tregoi nëse emri i tij do të ishte konsensual për këtë pozitë.

“Besoj që shpejt do të kemi një emër të një presidenti konsensual. Uroj që të jetë gjatë kësaj jave, ashtu siç e tha edhe kongresisti DeGuardi, dhe besoj që si popull kemi mjaft emra të përgatitur për të qenë president. Unë nuk jam, atë e vendos dikush tjetër, por vet nuk jam në këtë fazë. Ne jemi në shërbim të popullit të Kosovës dhe jemi të gatshëm për të gjitha, por jo në këtë fazë. Besoj që ka emra të tjerë më të mirë e më të përgatitur për t’i shërbyer në këtë fazë Kosovë”, tha Rugova për KosovaPress.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë tash e një kohë diskutimet për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Në fillim të bisedimeve, LDK-ja pati instistuar që posti i presidentit t’i takojë kësaj partie, si balancë demokratike, por një gjë e tillë ishte refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se ia ka ofruar LDK-së tri ministri dhe zëvendëskryeministrin, ofertë kjo që ishte refuzuar nga LDK-ja dhe pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të partisë më të vjetër në vend, Abdixhiku tha se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë marrëveshjeje, por do të kontriubojë në zgjedhjen e një presidenti konsensual në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

E në takimin e fundit që Kurti e pati me Abdixhikun, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, u deklaruan se janë pajtuar për profilin e presidentit të ardhshëm të vendit. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.