☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,592 ▲ +0.27% ETH $2,491 ▼ -0.08% XRP $1.4038 ▲ +0.62% SOL $109.7200 ▼ -0.54%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

RUSI – Kremlini sinjalizon rifillim të dialogut Putin-Trump për përfundimin e luftës

– Kremlini tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump ranë dakord gjatë një bisede telefonike në fundjavë, për të zhvilluar sërish diskutime “në të ardhmen e afërt”, raportoi “Reuters”.

Kjo sugjeron se ata mund të komunikojnë këtë javë, gjatë ose pas samitit të NATO-s, në Ankara.

“Trump pritet të takohet të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Turqi, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s”, tha dje një zyrtar i lartë amerikan.

Qëllimi, sipas zyrtarit, është të bëhet një përpjekje e re, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

I njëjti zyrtar tha se Trump ka gjasa të flasë me Putinin, pas takimit me Zelensky.

I pyetur sot nëse Trump do ta telefononte Putinin pas takimit me Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve:

“Po, si presidenti Putin ashtu edhe presidenti Trump kanë rënë dakord, që kontaktet e tyre të vazhdojnë në të ardhmen e afërt”.

Peskov tha se Trump ka mbajtur një qëndrim mjaft të qëndrueshëm për konfliktin në Ukrainë.

“Siç e dini, presidenti Trump ka një qëndrim mjaft të qëndrueshëm dhe të gjitha këto pretendime se, ai ndryshon mendim shumë shpejt, janë të pavërteta,” tha Peskov.

“Ai është i qëndrueshëm dhe i sigurt për atë që po ndodh, por më e rëndësishmja, ai është i hapur të dëgjojë informacionet që i përcillen nga Putini”, shtoi ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.