☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,420 ▲0.9%
DOW 51,534 ▲0.02%
NASDAQ 24,713 ▲1.64%
NAFTA 90.30 ▼0.24%
ARI 4,072 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,720 ▼ -1.54% ETH $2,228 ▼ -2.51% XRP $1.1924 ▼ -5.28% SOL $90.5300 ▼ -0.96%
S&P 500 7,420 ▲0.9 % DOW 51,534 ▲0.02 % NASDAQ 24,713 ▲1.64 % NAFTA 90.30 ▼0.24 % ARI 4,072 ▼1.02 % S&P 500 7,420 ▲0.9 % DOW 51,534 ▲0.02 % NASDAQ 24,713 ▲1.64 % NAFTA 90.30 ▼0.24 % ARI 4,072 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

RUSI – Kremlini zbeh optimizmin e Trumpit për një marrëveshje të madhe për Ukrainën

MOSKË, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Rusia ka ulur pritshmëritë për një marrëveshje të mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po punohet për një marrëveshje të madhe që mund të përfshijë jo vetëm Ukrainën, por edhe të gjithë Evropën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se Moska ende nuk ka konstatuar gatishmëri nga vendet evropiane për të diskutuar të ardhmen e sigurisë së kontinentit.

Peskov theksoi se vendet evropiane nuk kanë caktuar ende as një negociator të posaçëm për këtë proces.

Deklarata e tij erdhi pas takimit në Shtëpinë e Bardhë mes të dërguarit të Kremlinit, Kirill Dmitriev, dhe presidentit Trump.

Ndërkohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi edhe një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, të cilin administrata amerikane e ka informuar për zhvillimet e negociatave.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, tha se pas zgjedhjeve të fundit të mesmandatit në SHBA, procesi diplomatik për përfundimin e luftës ka marrë një dinamikë të re dhe ndjehet një urgjencë më e madhe për arritjen e rezultateve.

Gjermania, së bashku me Francën dhe Britaninë e Madhe, po koordinon qëndrimet në kuadër të grupit E3. Berlini këmbëngul se fillimisht duhet të përfundojë lufta në Ukrainë dhe më pas të diskutohet për një rend të ri të sigurisë evropiane.

Sipas Kornelius, çdo marrëveshje që prek sigurinë e Evropës duhet të përfshijë edhe partnerët evropianë dhe të mbështetet në konsensusin e NATO-s.

Javën e ardhshme pritet të rifillojnë në Abu Dhabi bisedimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, për herë të parë që nga shkurti.

Megjithatë, vendet evropiane nuk do të marrin pjesë në këto negociata.

Presidenti Trump deklaroi pas takimit me Dmitriev se do të arrihet një marrëveshje e rëndësishme, e cila mund të përfshijë më shumë se Ukrainën dhe të ketë pasoja për të gjithë Evropën.

Ai konfirmoi gjithashtu se nuk ishte takuar me përfaqësuesit ukrainas që kishin udhëtuar në Uashington.

Nga ana tjetër, Moska shprehet e hapur për përfshirjen e ardhshme të Evropës në negociata, duke argumentuar se diskutimet lidhen drejtpërdrejt me arkitekturën e sigurisë evropiane dhe garancitë e ndërsjella të sigurisë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.