🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,678 ▼0.44%
DOW 53,245 ▼0.59%
NASDAQ 26,287 ▼0.44%
NAFTA 86.08 ▲3.21%
ARI 4,490 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $77,969 ▼ -1.09% ETH $2,447 ▼ -1.01% XRP $1.3661 ▼ -2.75% SOL $102.5200 ▼ -4.5%
S&P 500 7,678 ▼0.44 % DOW 53,245 ▼0.59 % NASDAQ 26,287 ▼0.44 % NAFTA 86.08 ▲3.21 % ARI 4,490 ▼0.89 % S&P 500 7,678 ▼0.44 % DOW 53,245 ▼0.59 % NASDAQ 26,287 ▼0.44 % NAFTA 86.08 ▲3.21 % ARI 4,490 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
roze

Sacha Baron Cohen rikthen Ali G-në pas 20 vitesh, aktivistët kërkojnë ndalimin e filmit

Filmi i ri i Sacha Baron Cohen, “Ali G: Who Iz I?”, është përfshirë në një valë kritikash, ndërsa aktivistë kanë nisur një peticion për të kërkuar që produksioni të mos shfaqet në kinema, me pretendimin se promovon “stereotipe raciste”.

Baron Cohen, 54 vjeç, publikoi javën e kaluar trailerin e parë të filmit, duke rikthyer personazhin e famshëm satirik Ali G pas rreth dy dekadash mungesë.

Filmi, i cili shënon edhe debutimin e tij si regjisor, është xhiruar në fshehtësi përgjatë një viti. Historia ndjek jetën e Ali G-së “që kur bota shkoi për dreq”, ndërsa në film shfaqet edhe e dashura e tij shtatzënë, e interpretuar nga aktorja Morgana Robinson.

Megjithatë, rikthimi i personazhit është pritur me kritika të forta.

Një ditë pas publikimit të trailerit, platforma britanike NewsCord nisi një fushatë ku u bën thirrje kinemave në mbarë botën të refuzojnë shfaqjen e filmit. Sipas organizatorëve, ata u kanë dërguar kërkesën 15 zinxhirëve të mëdhenj të kinemave dhe pretendojnë se, deri të dielën, janë gjeneruar rreth 41 mijë email-e në kuadër të fushatës. Aktivistët pretendojnë se personazhi i Ali G-së përdor satirën si “mbulesë për të përforcuar stereotipe raciste”.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, ata argumentojnë se personazhi paraqet një imazh stereotipik të një burri me origjinë xhamajkane, duke e lidhur atë me përdorimin e kanabisit, mizogjininë dhe një mënyrë jetese pa qëllim.

“Bota qesh me Ali G-në. Por objektivi i vërtetë i shakasë janë njerëzit me ngjyrë dhe, në veçanti, xhamajkanët”, pretendojnë organizatorët e fushatës.

Ata kanë rikthyer gjithashtu në vëmendje kritikat e mëparshme ndaj personazhit. Sipas tyre, komedianë britanikë me ngjyrë e kishin cilësuar Ali G-në si një “alibi për racizmin” që në vitin 2000, ndërsa autorja Jeanette Winterson e kishte krahasuar personazhin me traditën e “Black and White Minstrels”.

Baron Cohen kishte paralajmëruar rikthimin e personazhit gjatë një paraqitjeje surprizë në Wimbledon në korrik, ku u shfaq me pamjen karakteristike të Ali G-së: bizhuteri të mëdha, tuta sportive dhe syze.
Ali G u shfaq për herë të parë në ekran në vitin 1998, në programin britanik “The 11 O’Clock Show”, përpara se të bëhej protagonist i “Da Ali G Show” në fillim të viteve 2000.

Në vitin 2002, personazhi u shfaq në filmin “Ali G Indahouse”.

Baron Cohen e tërhoqi personazhin në vitin 2007, pasi fama e tij ishte rritur ndjeshëm dhe situatat e improvizuara me njerëz që nuk e njihnin identitetin e tij real ishin bërë gjithnjë e më të vështira.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.