🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 16 June 2026
S&P 500 7,537 ▼0.23%
DOW 52,184 ▲0.99%
NASDAQ 26,546 ▼0.52%
NAFTA 75.24 ▼5.29%
ARI 4,360 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $65,785 ▼ -1.51% ETH $1,782 ▼ -2.48% XRP $1.2184 ▼ -4.75% SOL $73.2700 ▼ -2.26%
S&P 500 7,537 ▼0.23 % DOW 52,184 ▲0.99 % NASDAQ 26,546 ▼0.52 % NAFTA 75.24 ▼5.29 % ARI 4,360 ▲0.2 % S&P 500 7,537 ▼0.23 % DOW 52,184 ▲0.99 % NASDAQ 26,546 ▼0.52 % NAFTA 75.24 ▼5.29 % ARI 4,360 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Politika

“Sali nuk je më opozita, por je pengesa që opozita të vijë në pushtet”

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me thirrjet e protestuesve që kërkojnë largimin e Sali Berishës.

Në një postim në rrjete sociale, Salianji i thotë Sali Berishës të dëgjojë protestuesit në Bulevard sepse ai nuk është më opozita, por pengesa që opozita të vijë në pushtet.

Postimi i Salianjit:

Sali nuk je më opozita por je pengesa që opozita të vijë në pushtet! Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij.

Ka 7 muaj që demokratët, në takimet e mia, kanë mbushur sallat dhe sheshet duke kërkuar largimin e Berishës, por ai e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po e mban peng për interesa personale. Shkaterroi garën dhe sot sheshin që duhet ta mbushte Partia Demokratike është plot edhe kundër Sali Bedishës! Shumica jane demokratë që kërkuan që ti të largohesh!!

Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.

Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol.

Dil e fol edhe si i djathtë, në një kohë kur hapësira publike është mbushur me thirrje komuniste të nxiturq dhe nga ti si komunisti më i vjetër që je!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.