Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.44 ▲1.25%
ARI 4,079 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $61,801 ▼ -1.84% ETH $1,728 ▼ -1.64% XRP $1.0852 ▼ -1.3% SOL $77.1200 ▼ -2.39%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.44 ▲1.25 % ARI 4,079 ▼0.08 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.44 ▲1.25 % ARI 4,079 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Europa

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz iu bashkuan këtë të premte liderëve evropianë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, ndërsa kryeqytetet e Bashkimit Evropian po përpiqen të gjejnë një konsensus mbi ritmin dhe mënyrën e pranimit të anëtarëve të rinj në bllok, shkruan politico

Takimi zhvillohet në një moment kur Brukseli po përshpejton përpjekjet për avancimin e vendeve kandidate. Që nga anëtarësimi i Kroacisë në vitin 2013, BE-ja nuk ka pranuar asnjë shtet të ri, por zhvillimet gjeopolitike dhe pasiguritë ekonomike kanë shtuar presionin për zgjerim.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, deklaroi se ekziston një “momentum i qartë” për zgjerimin e BE-së. Sipas tij, Mali i Zi po përgatit traktatin e anëtarësimit, Shqipëria po ecën përpara në negociata, ndërsa Moldova dhe Ukraina kanë hapur fazën e parë të negociatave.

“Reformat e vendeve kandidate po japin rezultate dhe BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit. Zgjerimi do të vazhdojë të bazohet në meritë, por ka gjithashtu një gatishmëri të re për ta përshpejtuar dhe thjeshtuar procesin”, tha Costa.

Vendet kandidate, Mali i Zi, Shqiperia, Moldavia dhe Ukraina, argumentojnë se procesi duhet të përshpejtohet për t’iu përgjigjur realiteteve të reja gjeopolitike, në një periudhë të karakterizuar nga luftëra dhe tensione tregtare.

Mali i Zi synon anëtarësimin deri në vitin 2028

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, u shpreh optimist se vendi i tij mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028.

“Mali i Zi gëzon mbështetjen e plotë të shteteve anëtare dhe, si vendi më i avancuar kandidat, është në rrugën e duhur për t’iu bashkuar familjes evropiane brenda afatit të planifikuar”, deklaroi Spajić.

Muajin e kaluar, Mali i Zi nisi zyrtarisht hartimin e traktatit të anëtarësimit, një hap historik në procesin e integrimit. Megjithatë, marrëveshja pritet të përfshijë mekanizma të rinj mbrojtës që do t’i lejonin BE-së të kufizojë disa të drejta ose mbështetje në rast të shkeljeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve demokratike.

Përfitime para anëtarësimit

Ndërkohë, Komisioni Evropian po promovon një qasje që u jep vendeve kandidate përfitime konkrete edhe para anëtarësimit të plotë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të njoftojë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë akses në roaming falas me vendet e BE-së.

Gjithashtu, Franca dhe Gjermania kanë propozuar që vendet që nuk pritet të anëtarësohen në afat të shkurtër të mund të marrin pjesë si vëzhguese në takime të BE-së dhe të kenë akses më të madh në Tregun e Përbashkët Evropian.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm është se Ukraina dhe Moldavia pritet të hapin zyrtarisht grup-kapitujt e parë të negociatave më 15 qershor, pas heqjes së vetos së gjatë të Budapestit ndaj këtij procesi.

Megjithëse vendet anëtare bien dakord se procesi i zgjerimit duhet të reformohet dhe të bëhet më efikas, shqetësimet për sigurinë dhe ndikimin e aktorëve të jashtëm po e bëjnë zgjerimin një prioritet gjithnjë e më të rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.