🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.32 ▲3.1%
ARI 4,399 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,514 ▼ -0.91% ETH $2,484 ▼ -0.41% XRP $1.4176 ▲ +1.26% SOL $103.1800 ▼ -0.85%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.32 ▲3.1 % ARI 4,399 ▼1.72 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.32 ▲3.1 % ARI 4,399 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Politika

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili ishte i pranishëm sot së bashku me kryeministrin Edi Rama në Samitin e NATO-s në Ankara, e cilësoi mbajtjen e samitit të ardhshëm në Tiranë një moment të veçantë për Aleancën edhe për Shqipërinë.

Hoxha theksoi se “erdhëm në këtë samit me një pozicion të ditur dhe me një angazhim për rritjen e investimeve. Kjo është pjesë e angazhimeve në qasjen e re që ka aleanca për rritjen e mbrojtjes dhe me projeksionin që të gjitha vendet e NATO-s të shkojnë deri në vitin 2030 në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investimet në mbrojtje”.

“Qëllimi është që të jemi sa më të mbrojtur nga rreziku rus, por edhe nga rreziqe të tjera hibride. Mënyra e shpalljes së mbajtjes së samitit në Tiranë është fryt i një pune të të gjitha institucioneve tona. Është një lajm i mirë dhe një angazhim madhor për këto vite. Një mundësi për të treguar aftësitë tona për të pritur evente të tilla. Është një lajm i paralajmëruar”, theksoi Hoxha.

Ministri Hoxha u shpreh se “aleatët kanë vendosur që për samitin e ardhshëm të vazhdojnë bisedimet për kohën e përshtatshme. Mund të jetë për vitin 2027, por edhe për vitin pasardhës. Gjithsesi, ne do të jemi gati. Kemi nisur përgatitjet dhe synojmë të jemi në nivelin e duhur. Kemi ngritur një task-forcë, e cila ishte edhe në Ankara për të fituar eksperiencë dhe për të qenë sa më të përgatitur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.