☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko: Sfida e radhës për bankat qendrore është vala e rritjes së çmimeve

Në leksionin e mbajtur, Guvernatori Sejko u ndal në përvojën e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore në përballjen me tre krizat më të fundit të kaluara si: kriza financiare globale, 2008-2009; kriza e borxhit sovran evropian, 2010-2012; dhe kriza aktuale e pandemisë COVID-19.

Guvernatori u shpreh se me tejkalimin e krizës së krijuar nga pandemia, vëmendja e institucioneve është përqendruar drejt sfidave të reja që paraqiten në panoramën ekonomike si përballja me goditjen e fundit të çmimeve globale, normalizimi i politikave të ndryshme dhe vlerësimi i ndikimeve të mundshme strukturore në ekonomi.

Duke u ndalur më gjatë në përballjen me krizën e COVID-19, Guvernatori u shpreh se të gjitha institucionet koordinuan përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar agjentët ekonomikë në përballimin e kushteve të vështira dhe për të krijuar mundësitë për një rimëkëmbje sa më të shpejtë.

“Si një ndër institucionet kryesore në vend, Banka e Shqipërisë mori në kohën e duhur masat e nevojshme për të mbështetur ekonominë shqiptare të goditur nga pandemia. Këto masa ndihmuan në zbutjen e efekteve negative në mirëqenien e bizneseve dhe individëve, si dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë post-pandemi,” tha Sejko.

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë, duke monitoruar vazhdimisht situatën, përdori një sërë instrumentesh operacionale dhe hapësirën rregullatore në dispozicion, për të minimizuar pasojat e pandemisë në ekonomi dhe në sistemin financiar shqiptar në veçanti.

Masat e marra kanë dhënë rezultatin e tyre, duke garantuar ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, dhe lehtësimin e kostove të krizës për bizneset dhe familjet shqiptare.

Më tej, Guvernatori Sejko theksoi se një rol të rëndësishëm në përballimin me sukses të kësaj situate luajtën një sërë reformash të ndërmarra nga autoritetet shqiptare me impakt të drejtpërdrejtë në ruajtjen e stabilitetit financiar, por dhe koordinimi i vazhdueshëm në kohë me institucionet ndërkombëtare.

Më tej, prezantimi i Guvernatorit, u pasua nga diskutimet e profesorëve të Shkollës Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE), z. Ricardo Reis, zj. Piroska Nagy-Mohácsi, dhe z. Vassilis Monastiriotis, të cilët e morën fjalën duke vlerësuar mjaft pozitivisht menaxhimin e kësaj krize nga vendi ynë. Ata theksuan se Shqipëria, pavarësisht se një vend i vogël përballë kësaj krize globale, në një situatë me shumë të panjohura dhe me ndryshime të thella ekonomike, politike e shoqërore falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të politikave ekonomike arriti të dalë nga kjo situatë dhe të nisë rimëkëmbjen ekonomike.

Në menaxhimin e kësaj krize, profesorët veçuan eficiencën e stimulit fiskal me bashkërendimin e politikës monetare, si dy faktorë kyçë që kontribuuan në përgatitjen e një përgjigjeje më të plotë dhe efikase ndaj krizës dhe efekteve të pritshme të saj në nivel kombëtar.

Në vijim ata vlerësuan në veçanti masat e marra nga Banka e Shqipërisë brenda fushës së saj të kompetencës të cilat plotësuan mjaft mirë politikën fiskale dhe shtuan se falë këtij koordinimi, përkeqësimi i situatës ekonomike mbeti i përkohshëm dhe tashmë Shqipëria ka marrë rrugën drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.