☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kritikon Kurtin dhe Abdixhikun: Nga “kështjella” e Rugovës, Presidencën e kthyen në zyrë ofiqarie

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet çështja e zgjedhjes së Presidentit.

Arifi ka thënë se Presidenca, e cila dikur udhëhiqej nga Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, tash është shndërruar në një zyrë ofiqarie.

“Kqyr çka i kanë bo zyrës së Presidencës së Kosovës. Nga një kështjellë që dikur udhëhiqej nga profesor doktor Ibrahim Rugova e që la gjurmë në historinë, por edhe të ardhmen e Kosovës, Kurti, fatkeqësisht tash edhe me Lumirin, e kanë kthye këtë zyrë në një zyrë ofiqarie”, ka shkruar Arifi.

Ai ka kritikuar edhe procesin e intervistimit të kandidatëve për President të Kosovës, duke e cilësuar të pakuptueshme dhe të palogjikshme një qasje të tillë.

“E pakuptueshme dhe e palogjikshme si këta dy janë duke organizu intervista se kë me e punësu si President të Kosovës”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, posti i Presidentit të Kosovës duhet të përfaqësojë një nga arritjet më të mëdha të një personi që merret me politikë.

“Me qenë President i Kosovës do të duhej të ishte e arritura më e madhe jetësore e një njeriu që merret me politikë. Tash me qenë President po bëhet si me qenë kryeofiqar”, ka përfunduar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.