☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,434 ▼ -0.43% ETH $1,583 ▼ -0.12% XRP $1.0592 ▲ +0.75% SOL $72.0500 ▲ +1.77%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Sektori minerar, qeveria do të ndryshojë ligjin, si do të kryhet veprimtaria studimore

Veprimtaritë studimore dhe projektuese në sektorin minerar do të riformatohen sipas kërkesave që do të imponojnë ndryshimet në një projektligj i cili është aktualisht në diskutime me palët e interesit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prekur vetëm nenin 33 të ligjit duke përcaktuar se personat fizikë dhe juridikë, që mund të kryejnë veprimtarinë studimore dhe projektuese në sektorin minerar, duhet të kenë të punësuar persona të certifikuar për këtë veprimtari. Me ligjin aktual nënvizohet se këtë aktivitet mund ta kryejnë vetëm ato subjekte të licencuara për këtë qëllim. Ndërkohë që ato licencohen dhe regjistrohen si të tillë kur kanë aftësinë teknike dhe përvojën e nevojshme për kryerjen e këtij aktiviteti.

Në projektligj, pika dy e nenit 33 nuk e le evazive pjesën e aftësive teknike dhe përvojës, por nënvizon se personat e punësuar duhet që të jenë të certifikuar sipas kritereve që miratohen me një vendim të veçantë. Licencat që janë dhënë me ligjin aktual do ta ruajnë vlerën e tyre, edhe pas miratimit të ndryshimeve.

Si bëhet neni 33 i ligjit

Veprimtaritë studimore-projektuese

  1. Veprimtaritë studimore-projektuese në fushën minerare mund të kryhen vetëm nga persona fizik ose persona juridikë, që kanë të punësuar persona të certifikuar në veprimtarinë studimore projektuese në fushën minerare. Subjektet detyrohen të regjistrojnë në regjistrin tregtar si objekt veprimtarie kryerjen e veprimtarive studimore projektuese në fushën minerare.
  2. Certifikohen për kryerjen e veprimtarive studimore-projektuese në fushën minerare personat që kanë aftësi teknike dhe përvojën e nevojshme për kryerjen e këtyre veprimtarive.
  3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për minierat, miraton procedurën, kategoritë, kushtet, kërkesat e kualifikimit dhe të eksperiencës profesionale për personin, të cilit i lëshohet certifikata e përcaktuar në pikën 1, të këtij neni”

Si është neni 33

Licencimi i veprimtarive studimore-projektuese

  1. Veprimtaritë studimore projektuese në fushën minerare mund të kryhen vetëm nga subjektet e licencuara për këtë qëllim.
  2. Licencohen për kryerjen e veprimtarive studimore-projektuese në fushën minerare personat fizikë ose juridikë, të regjistruar si të tillë, që kanë aftësi teknike dhe përvojën e nevojshme për kryerjen e këtyre veprimtarive.
  3. Subjektet licencohen nga Qendra Kombëtare e Licencimit, në përputhje me ligjin nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Kategoritë e licencave të studim-projektimit përfshihen në kategorinë IV.4 të shtojcës së ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.  Kushtet e licencimit, dokumentet shoqëruese, afatet e vlefshmërisë dhe procedurat e shqyrtimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.