☁️
Tiranë 13°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,034 ▼ -1.03% ETH $2,182 ▼ -1.72% XRP $1.4159 ▼ -0.25% SOL $86.8100 ▼ -1.65%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Bota

SHBA, prag lufte civile? “Trump arrestohet të martën, thirrje për protesta”!

Nëse pohimet e fundit të Donald Trumpit rezultojnë të vërteta, atëherë Amerika, me shumë gjasë, duhet të përgatitet për trazira.
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi se pret që të arrestohet të martën dhe bëri thirrje për protesta. “Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të prangoset të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”, ka shkruar Trump në rrjetin e vet social, Truth Social.
Sipas tij, e gjitha ka të bëjë me një çështje të nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. Rrjedhjet e informacionit nga kjo zyrë, ishin sinjali i asaj çfarë po përgatitet, u shpreh ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, pa ofruar as informacione te mëtejshme  e as në ndonjë provë në mbështetje të këtyre pretendimeve.
Ende nuk dihet me saktësi saktësi se akuze mund të ngrihet ndaj Donald Trumpit, por The Independent shkruan se mund të bëhet fjalë për një pagesë që thuhet se i është bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels para zgjedhjeve të vitit 2016 për të heshtur, pas deklaratave se kishte pasur një aferë me biznesmenin e kthyer në politikan. Potenciali që kanë mbështetësit e ish kreut të shtetit amerikan për të shkaktuar trazira, nuk është i papërfillshëm.

6 janarin e vitit 2021, mbështetësit e Trumpit sulmuan Kongresin amerikan pas pretendimeve të tij për vjedhjen e zgjedhjeve nga demokratët. Komisini i ngritur për hetimin e atij sulmi synoi të provonte se dhuna ishte pjesë e një nxitjeje më të gjerë — dhe të vazhdueshme — nga Trumpi dhe rrethi i tij i brendshëm për t’u kapur në mënyrë të paligjshme ose për të rifituar pushtetin, duke cenuar Kushtetutën amerikane dhe më shumë se dy shekuj tranzicionesh paqësore nga një administratë në tjetrën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.