☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,436 ▲0.31%
DOW 52,803 ▲1.14%
NASDAQ 24,921 ▼0.04%
NAFTA 79.18 ▼4.15%
ARI 4,028 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,769 ▼ -1.96% ETH $1,905 ▼ -1.99% XRP $1.0593 ▼ -3.21% SOL $73.9000 ▼ -2.73%
S&P 500 7,436 ▲0.31 % DOW 52,803 ▲1.14 % NASDAQ 24,921 ▼0.04 % NAFTA 79.18 ▼4.15 % ARI 4,028 ▼1.19 % S&P 500 7,436 ▲0.31 % DOW 52,803 ▲1.14 % NASDAQ 24,921 ▼0.04 % NAFTA 79.18 ▼4.15 % ARI 4,028 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Takim Trump-Netanyahu mes tensioneve në Lindjen e Mesme

UASHINGTON, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për një takim me presidentin amerikan Donald Trump, në një moment delikat për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ky është takimi i tetë mes dy liderëve që nga rikthimi i Trump në presidencë, ndërsa marrëdhëniet e tyre kanë kaluar muaj të vështirë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e trajtimit të krizës rajonale.

Në qendër të bisedimeve pritet të jetë Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se synojnë t’i japin një shans të ri diplomacisë pas javësh përshkallëzimi ushtarak, ndërsa Izraeli vazhdon ta konsiderojë programin dhe aktivitetet e Teheranit si kërcënimin më të madh për sigurinë e tij.

Para nisjes drejt Uashingtonit, Netanyahu tha se objektivi kryesor i vizitës është garantimi i sigurisë së Izraelit dhe zgjerimi i marrëdhënieve paqësore me vendet e rajonit.

Ai theksoi se Irani do të jetë tema kryesore e diskutimeve me presidentin amerikan.

Në mbrëmjen e së hënës, kryeministri izraelit mori pjesë në një darkë përkujtimore për senatorin amerikan Lindsey Graham, i cili ndërroi jetë më 11 korrik. Ai pritet të marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të senatorit.

Sipas ambasadorit të Izraelit në OKB, Danny Danon, vizita zhvillohet në një moment kritik për Lindjen e Mesme.

Ai akuzoi Iranin se vazhdon të mbështesë terrorizmin në vend të negociatave dhe se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit po rrezikon stabilitetin dhe furnizimet globale me energji.

Vizita zhvillohet edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare izraelite të 27 tetorit, ku Netanyahu synon një mandat të ri.

Sondazhet e fundit tregojnë se gara pritet të jetë e vështirë për kryeministrin izraelit.

Marrëdhëniet mes presidentit Trump dhe kryeministrit Netanyahu u përkeqësuan në pranverë gjatë përpjekjeve amerikane për një armëpushim me Iranin.

Në atë kohë, presidenti amerikan kritikoi publikisht aleatin e tij, duke e akuzuar se po pengonte përpjekjet diplomatike dhe duke e cilësuar atë si një partner “shumë të vështirë”.

Nga ana e tij, Netanyahu ka pranuar se kanë ekzistuar mospajtime taktike mes dy qeverive, por ka theksuar se të dyja palët ndajnë të njëjtin qëllim strategjik: frenimin e ndikimit të Iranit dhe ruajtjen e sigurisë në rajon.

Përveç Iranit, liderët do të diskutojnë edhe zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA mes Izraelit dhe Libanit, e cila synon t’i japë fund gjendjes së luftës mes dy vendeve.

Megjithatë, zbatimi i saj vazhdon të përballet me vështirësi në terren.

Në agjendë është edhe situata në Rripin e Gazës, ku përpjekjet ndërkombëtare për rindërtimin e territorit dhe stabilizimin e gjendjes humanitare vazhdojnë të ecin ngadalë, pavarësisht armëpushimit të brishtë që hyri në fuqi në tetor të vitit 2025.

Ekspertët vlerësojnë se takimi synon mbi të gjitha të dërgojë një mesazh uniteti. Sipas analistit Yonatan Freeman nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, dallimet mes Uashingtonit dhe Tel Avivit lidhen kryesisht me taktikat dhe ritmin e veprimit, ndërsa objektivat strategjike mbeten të përbashkëta.

Ndërkohë, mediat izraelite raportojnë se kabineti i sigurisë ka miratuar bazën ligjore për vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizuese në Gaza. Ky plan konsiderohet pjesë e nismës amerikane për administrimin e territorit pas luftës dhe shihet si një sinjal bashkëpunimi i Izraelit me Shtetet e Bashkuara./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.