🌫️
Tiranë 15°C · Mjegull 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $65,754 ▼ -4.55% ETH $1,832 ▼ -5.55% XRP $0.9539 ▼ -6.98% SOL $72.4500 ▼ -9.53%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA, Tillerson distancohet nga Trump

Një pjesë janë larguar, të tjerë e kanë zbutur qëndrimin, por bashkëpunëtorë të Donald Trumpit që nuk ndajnë të njëjtat mendime me presidentin amerikan vazhdojnë të dalin, e më i fundit i tyre është as më shumë e as më pak sesa vet Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson.
Kreu i diplomacisë amerikane u distancua nga përgjigjja e numrit një të Shtëpisë së Bardhë ndaj dhunës në Charlottesville.

Komenti i tij për “Fox News”, kur moderatori e pyeti mbi promovimin e vlerave amerikane nëpër botë, e tregoi qartë një gjë të tillë.
“Ne përfaqësojmë popullin amerikan, angazhimin e tij ndaj lirisë dhe trajtimit të njëjtë të njerëzve në mbarë globin, e ky mesazh nuk ka ndryshuar. Nuk besoj se dikush e vë në dyshim angazhimin e administratës amerikane, apo të agjencive qeveritare, që i avancojnë dhe i mbrojnë këto vlera”, tha Rex Tillerson.

Moderatori: Edhe vlerat e presidentit?
Tillerson: Presidenti flet për vete Chris.

Komenti i Tillerson ishte në përgjigje të pyetjeve të ngritura nga një komision i OKB-së mbi racizmin dhe krimet e urrejtjes, sipas të cilit, udhëheqësit amerikanë nuk e kanë dënuar me aq forcë sa duhet supremacinë e bardhë.
Trump u kritikua gjerësisht për deklaratat e tij pas ngjarjes në Charlotesville, kur tha se të dyja palët, aktivistë konservatorë e protestues të majtë, kishin pjesën e tyre të përgjegjësisë në përplasjet që shkaktuan vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e dhjetëra personave të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.