SHBA – Trump: Lindsey Graham një prej më të mëdhenjve
UASHINGTON, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i bëri homazh mikut të tij Lindsey Graham duke e cilësuar si “njëri prej më të mëdhenjve”, në një postim në Truth Social.
“Senatori Lindsey Graham, një nga njerëzit dhe senatorët më të mëdhenj që kam njohur ndonjëherë, ka vdekur! Ai gjithmonë punonte dhe ishte një patriot i vërtetë amerikan. Lindsey do të na mungojë shumë!!!” shkroi Trump pas njoftimit të vdekjes së Graham nga një sëmundje.
Senatori republikan me ndikim, Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, një aleat kyç i presidentit të SHBA-së Donald Trump, vdiq të shtunën në moshën 71-vjeçare, njoftoi zyra e tij në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
“Mbrëmjen e së shtunës, më 11 korrik, senatori amerikan Lindsey Graham ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”, deklaroi zyra e tij.
“Familja e tij falënderon ata që po luten për të dhe kërkon privatësi gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, shtoi deklarata.
Lindsey Graham u lind më 9 korrik 1955 në Central, Karolina e Jugut, SHBA.
Ai ishte avokat dhe shërbeu në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara përpara se të hynte në politikë.
Në vitin 2003 u bë senator i SHBA-së, duke përfaqësuar shtetin e Karolinës së Jugut si anëtar i Partisë Republikane.
Graham u bë i njohur për qëndrimet e tij të forta në politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë kombëtare.
Sipas njoftimeve të publikuara sot, ai ndërroi jetë më 11 korrik 2026, në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundjeje të papritur, sipas AP./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.