☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.08 ▼2.33%
ARI 4,210 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,370 ▲ +1.11% ETH $1,735 ▲ +1.41% XRP $1.1311 ▼ -0.12% SOL $72.8000 ▲ +0.08%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.08 ▼2.33 % ARI 4,210 ▼0.85 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.08 ▼2.33 % ARI 4,210 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

SHGM: Pa financim stabil nuk ka reforma thelbësore në RTM

Në seancën e hapur të Këshillit Programor të RTM, ku përfaqësues të komunitetit mediatik dhe institucioneve diskutuan për të ardhmen e servisit publik, prioritetet e tij zhvillimore dhe nevojën për reforma thelbësore, u hap edhe çështja që lidhet me financimin e RTM-së, Radiodifuzionit të Maqedonisë dhe ASHMAAV.

Nga ana e një përfaqësuesi të rregullatorit mediatik u theksua se Qeveria, në një seancë, ka miratuar konkluzë për ndryshime të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (neni 105, paragrafi 1), me të cilat si bazë për llogaritjen e mjeteve do të merret viti 2023, e jo viti paraprak siç është paraparë në zgjidhjen aktuale ligjore.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, thonë se kjo qasje mund të ketë efekt negativ mbi financimin e RTM-së, Radiodifuzionit të Maqedonisë dhe ASHMAAV-it dhe drejtpërdrejt ta kufizojë mundësinë për zbatimin e reformave të paralajmëruara.

“Çdo ndryshim i kornizës ligjore që ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi financimin e servisit publik, infrastrukturës radiodifuzive dhe rregullatorit mediatik duhet të jetë transparent, i arsyetuar dhe i përgatitur me përfshirjen e të gjithë akterëve relevantë. Zvogëlimi i bazës buxhetore, pa debat publik dhe pa konsultime paraprake me Këshillin Programor të RTM-së, ASHMAAV-in, Radiodifuzionin e Maqedonisë, organizatat e gazetarëve dhe komunitetin mediatik, krijon rrezik që reformat të mbeten vetëm zotim deklarativ”.

Më tej shtojnë se drejtori i ri i RTM-së, Zoran Ristoski, para të pranishmëve prezantoi drejtimet kryesore të programit të tij. Ai theksoi se synimi është rikthimi i nivelit të servisit publik, duke potencuar se pa servis publik të fortë nuk ka media të forta në shtet. Ristoski vuri në dukje se hapësira mediatike në Maqedoni në dy dekadat e fundit ka qenë në nivel të ulët dhe se nevojiten hapa seriozë për përmirësimin e saj.

Ai foli edhe për sfidat me të cilat përballet RTM-ja, mes të cilave numri i zvogëluar i të punësuarve – nga rreth 2.000 në rreth 600, struktura e moshës së kuadrit, si dhe kushtet e punës. U theksua se është duke u zhvilluar analizë financiare, ndërsa janë paralajmëruar masa për rritjen e numrit të gazetarëve, digjitalizimin e arkivit të RTM-së, zhvillimin e një platforme të re digjitale, punësimin e kuadrove të rinj dhe organizimin e trajnimeve për gazetarët dhe të punësuarit e tjerë.

“Në seancën publike u drejtua edhe kryetari i SHGM-së, Mladen Çadikovski, i cili theksoi se RTM-ja duhet të jetë lider, shembull dhe partner në reformat e sektorit mediatik. Ai potencoi se servisi publik duhet të vendosë standarde për profesionalizëm, zhvillim teknologjik, inovacione kadrovike dhe mbrojtje të interesit publik, ndërsa reformat duhet ta ruajnë dhe zhvillojnë më tej pluralizmin e përmbajtjeve që RTM-ja e ka ndërtuar ndër vite”.

“Çadikovski theksoi se SHGM vazhdimisht angazhohet për kornizë më të mirë ligjore për funksionimin e servisit publik, përfshirë edhe hapjen e debatit për një ligj të veçantë për RTM-në. Sipas tij, në zgjidhjet e ardhshme ligjore duhet të definohet qartë statusi i gazetarëve dhe kuadrit kreativ, të cilët nuk duhet të trajtohen si administratë publike, pasi kjo e ndërlikon procesin e punësimit dhe zhvillimit profesional”.

“Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski, propozoi forma konkrete bashkëpunimi mes SHGM-së dhe RTM-së. Ai theksoi se SHGM-ja, në bashkëpunim me Institutin Maqedonas për Media, mund të ofrojë mbështetje në vlerësimin dhe avancimin e Kodit aktual Etik të RTM-së, si dhe të ndihmojë në procesin e përgatitjes së planit të ri strategjik pesëvjeçar për punën e servisit publik”, thonë nga SHGM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.