Shkodër, zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët e zonës.
Tre mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.
Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara mbeten ende të paqarta.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për përcaktimin e rrethanave të incidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.