🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▲ +0.27% ETH $2,311 ▲ +0.41% XRP $1.3878 ▲ +0.04% SOL $83.7800 ▼ -0.12%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Te ndryshme

Shpëtimtari Ziberi, “hero” para miliona shikuesve gjermanë

Ramadan Ziberi është shqiptari i cili para pak ditësh qe bërë hero pasi që, duke e pritur në krahët e tij, pati shpëtuar një grua që po donte të vetvritej duke kërcyer nga kati i dytë. Pas bujës që i ushtohet ditën e parë, lajmet sikur ky zakonisht harrohen shpejt. Por, diçka tjetër ka ndodhur me lajmin që e ka bërë hero shqiptarin 36 vjeçar.

Ai është ftuar në njërin ndër emisionet më të shikuara humoristike gjermane, «Gehts noch?! Kayas Woche» të komedianit Kaya Yanar, që emetohet në RTL dhe që ka me miliona shikues.

“Ne fillim mendova se është një shaka”, thotë Ramadani. Ai nuk i ka besuar sekretares që po i thoshte se ishte i ftuar i Kaya Yanar-it për të marrë pjesë ne emisionin e tij. “Nuk kisha menduar kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë”, thotë Ziberi.

Emisioni është emetuar të premten në mbrëmje. Emisioni ishte xhiruar një ditë më parë dhe për këtë, Ramadani kishte udhëtuar enkas për në Köln, transmeton albinfo.ch. Ai thotë se është instruuar para emisionit për të përsëritur në skenë atë që kishte bërë në jetën reale. Por kësaj here gruaja që ai do te “shpëtonte” nuk ishte e vërtetë por një kukull prej gome.

Edhe pse e gjithë puna këtu merrte një ngjyrim komik, heroi në fund është lavdëruar nga shoumeni gjerman me fjalët:  “Ramadan, ti për mua je një hero”.  Mbrëmjen që është dhënë emisioni,  Ziberi ka marrë shumë telefonata me lëvdata nga të njohurit e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.