☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,892 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,952 ▼ -4.22% ETH $2,241 ▼ -3.15% XRP $1.2487 ▼ -1.7% SOL $94.9400 ▼ -4.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,892 ▼3.45 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,892 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Shqipëria anëtarësohet në ECLFM, Gogu: Tashmë kemi zërin tonë në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe përafrimit me standardet evropiane, duke u anëtarësuar në European Council of Legal Forensic Medicine (ECLFM), organi më i lartë evropian në fushën e mjekësisë ligjore.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e cilësoi këtë si një arritje me rëndësi strategjike, e cila forcon pozicionin e Shqipërisë në komunitetin evropian të mjekësisë ligjore dhe krijon mundësi të reja për zhvillim profesional, shkencor dhe institucional.

Në një postim në rrjetin social ministri Gogu theksoi se anëtarësimi në ECLFM i mundëson Shqipërisë të përfaqësohet zyrtarisht në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore, të kontribuojë në hartimin e standardeve evropiane për autopsitë, hetimin e vendit të ngjarjes dhe ekspertizat mjekoligjore, si edhe të marrë pjesë në projekte shkencore dhe grupe ndërkombëtare pune.

“Shqipëria tashmë ka zërin e saj në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore.

Anëtarësimi në ECLFM forcon pozicionin e vendit tonë në komunitetin evropian të mjekësisë ligjore dhe hap mundësi të reja për zhvillim profesional e shkencor.

Shqipërisë i mundësohet:

të përfaqësohet zyrtarisht në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore;

të kontribuojë në hartimin e standardeve evropiane për autopsitë, hetimin e vendit të ngjarjes dhe ekspertizat mjekoligjore;

të marrë pjesë në projekte shkencore dhe grupe ndërkombëtare pune;

të forcojë bashkëpunimin me institucionet homologe evropiane;

të përmirësojë trajnimin dhe kualifikimin e specialistëve shqiptarë;

të rrisë besueshmërinë dhe njohjen ndërkombëtare të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Një arritje që e afron Shqipërinë me standardet më të mira evropiane dhe fuqizon cilësinë e ekspertizës mjekoligjore në shërbim të drejtësisë”, shkruan ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.