🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,772 ▲1.59%
DOW 52,105 ▲0.82%
NASDAQ 27,113 ▲2.23%
NAFTA 92.25 ▼3.99%
ARI 4,387 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,957 ▲ +5.84% ETH $2,750 ▲ +4.49% XRP $1.5057 ▲ +6.97% SOL $117.3200 ▲ +6.77%
S&P 500 7,772 ▲1.59 % DOW 52,105 ▲0.82 % NASDAQ 27,113 ▲2.23 % NAFTA 92.25 ▼3.99 % ARI 4,387 ▼0.85 % S&P 500 7,772 ▲1.59 % DOW 52,105 ▲0.82 % NASDAQ 27,113 ▲2.23 % NAFTA 92.25 ▼3.99 % ARI 4,387 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Shqipëria hap Konsullatë në Michigan, Rama: Diaspora ishte një det i madh energjie, por pa port. Sot ka një derë ku të trokasë

Shqipëria do të hapë së shpejti Konsullatën e saj në Michigan, duke zgjeruar praninë diplomatike në Shtetet e Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën shqiptare në Detroit, ku foli edhe për kontributin e emigrantëve dhe forcimin e lidhjeve me vendin.

Rama e cilësoi hapjen e konsullatës në Michigan si një vendim të duhur dhe të merituar për komunitetin shqiptar që jeton në këtë shtet.

“Do të hapim së shpejti Konsullatën në Michigan dhe është një vendim i duhur dhe i merituar. Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë keni nevojë për të dhe minimumi shqiptari ta ketë një derë këtu ku ju të trokisni për të gjitha çështjet konsullore”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, hapja e konsullatës është pjesë e një zgjerimi më të gjerë të pranisë konsullore shqiptare në SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te roli ekonomik dhe social i diasporës shqiptare ndër vite, duke theksuar kontributin e emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri.

“Diaspora ishte një det i madh energjie, por pa port për të ankoruar ambiciet e tyre”, tha Rama.

Ai solli në vëmendje edhe dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë, duke deklaruar se një pjesë e madhe e familjeve shqiptare kanë përfituar prej tyre.

“Ka një shifër që është reale: 90 për qind e familjeve kanë përfituar të paktën një herë nga dërgesat e diasporës. Të paktën një herë kanë dërguar një pjesë të mundit të tyre në Shqipëri. Nuk dërgonit thjesht para, por shkollën e fëmijëve, ilaçe për prindërit”, u shpreh Rama.

Rama tha se gjatë dekadës së fundit janë krijuar mekanizma të rinj për ta afruar diasporën me institucionet shqiptare, duke veçuar edhe shërbimet online përmes platformës e-Albania.

“Dhe kështu, në këto 10 vjet, kanë lindur mekanizma të rinj që kanë nevojë të forcohen dhe përsosen. Në 10 vjet janë krijuar kushtet që, përmes e-Albania, njerëzit jashtë të mund të aksesojnë Shqipërinë në zyra dhe institucione pa pasur nevojë të kthehen”, deklaroi ai.

Rama tha se zgjerimi i shërbimeve konsullore dhe digjitale synon ta bëjë më të drejtpërdrejtë lidhjen mes shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe institucioneve në Shqipëri.

“Sot, pas këtyre 10 vjetëve, vij këtu me bindjen që çfarë kemi nisur ka dhënë frytet dhe ka krijuar premisa për më shumë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.