☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,768 ▲1.54%
DOW 52,074 ▲0.76%
NASDAQ 27,128 ▲2.28%
NAFTA 91.97 ▼4.28%
ARI 4,389 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,550 ▲ +6.52% ETH $2,764 ▲ +4.81% XRP $1.5054 ▲ +6.65% SOL $118.0900 ▲ +6.77%
S&P 500 7,768 ▲1.54 % DOW 52,074 ▲0.76 % NASDAQ 27,128 ▲2.28 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,389 ▼0.8 % S&P 500 7,768 ▲1.54 % DOW 52,074 ▲0.76 % NASDAQ 27,128 ▲2.28 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,389 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kosova

Buja: Në UÇK kishte njerëz me bindje të ndryshme politike, por qëllimi ishte i njëjtë

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje gjatë protestave të fundit është pjesëmarrja e të rinjve, të cilët, sipas tij, nuk po e shohin çështjen nga përkatësia politike.

“Çka më bën përshtypje është rinia. Ata janë të jashtëzakonshëm. Ata nuk po pyesin se cili subjekt politik është”, ka deklaruar Buja në “Debat Plus”.

Duke folur për pretendimet e Prokurorisë gjatë procesit në Hagë, Buja ka thënë se ato, sipas tij, nuk kanë qenë logjike dhe juridike. Ai ka treguar edhe për përbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dallimet politike që, sipas tij, kanë ekzistuar brenda saj.

“Duke parë pretendimet e Prokurorisë gjatë dëshmisë në Hagë, jo logjike, jo juridike, jam mundu me zhbë këtë koncept të Prokurorisë. Ne kemi hyrë në ushtri dhe nuk e kemi ditur se si do të përfundojmë. E dyta, kemi hyrë për ta çliruar Kosovën”, ka thënë Buja.

Sipas tij, në radhët e UÇK-së kishte persona me bindje të ndryshme politike, përfshirë edhe njerëz që vinin nga struktura të lidhura me FARK-un dhe LDK-në, por qëllimi i përbashkët, sipas tij, ishte çlirimi i Kosovës.

“Kam pasur bindje të ndryshme dhe kam deklaruar me emra e mbiemra. Kam pasur struktura komanduese, ka ardhur nga zona e FARK-ut Hysen Shahini, pastaj Bedri Zeqiri, që ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar në Shtime. Kam pasur zogistë, si zëvendësshefi i ndërlidhjes, Bashkim Fazliu”, ka deklaruar ai.

Buja ka theksuar se, sipas tij, dallimet politike mes individëve nuk kanë ndikuar në qëllimin e përbashkët gjatë luftës.

“Nuk kemi pasur luftë politike, por kemi pasur njerëz me dallime politike, por synimi ka qenë i njëjtë, me çlirimin e Kosovës. Pushtet ka pasur pushtuesi, jo LDK-ja”, është shprehur Buja.

Ai ka folur edhe për periudhën pas përfundimit të luftës dhe transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

“Hala ma e rëndë që UÇK-ja, pas 20 qershorit, pas 21 qershorit, është demilitarizu, u formulu TMK-ja. Nga shtatori i atij viti s’ka pasur UÇK, ka pasur TMK, polici. Është jashtë logjikës normale”, ka deklaruar Buja./Tv Dukagjini/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.