☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,776 ▼ -2.81% ETH $2,241 ▼ -1.39% XRP $1.2516 ▼ -0.1% SOL $95.5000 ▼ -1.69%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria prezanton resurset e saj turistike në Izrael

 U çel dje Panairi Ndërkombëtar i Turizmit IMTM Tel-Aviv në Izrael. Panairi i sivjetshëm i turizmit përkon me 25-vjetorin e këtij edicioni.

Ministra dhe ambasadorë nga vende të ndryshme shoqëruan operatorët turistikë. Shqipëria paraqet bukuritë e saj natyrore, duke prezantuar resurset e saj turistike. Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë të kuruar me shumë kujdes me pamjen e qytetit 2419-vjeçar të Beratit. Në stendë morën pjesë gjashtë tur-operatorë. 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shoqërohej nga ambasadori Bardhyl Canaj ishte i pranishëm në panair. Klosi në fjalën e tij, pasi vlerësoi bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, shprehu rëndësinë e këtij panairi, sepse nëpërmjet tyre gjen mundësinë për të ndarë mendime dhe shkëmbyer eksperienca.

“Takimet e përbashkëta na ndihmojnë të njohim nga afër mundësitë dhe potencialet e dy vendeve. Sot turistët kërkojnë të provojnë eksperiencat lokale të çdo vendi që vizitojnë, ndaj ne si politikëbërës duhet t’i përgjigjemi këtij trendi”, u shpreh Klosi. 

Një mendim të tillë ndan drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, e cila në fjalën e saj vlerësoi panairin e Izraelit si një mundësi shumë të mirë për të marketuar turizmin malor, sepse interesi për këtë lloj turizmi është shumë i kërkuar nga pala izraelite. Ndërkohë, Ferizaj theksoi se një interes i veçantë konsiston edhe për bizneset që operojnë në këtë sektor për të lidhur kontrata bashkëpunimi.

Në stendën mikpritëse shqiptare, vizitorët kanë mundësinë të njihen me ëmbëlsira dhe pije tradicionale.

Panairi i përvitshëm Mesdhetar i Turizmit në Izrael qëndronë i hapur dy ditë, pra dje dhe sot ose 12-13 shkurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.