⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.52 ▲1.1%
ARI 3,946 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,412 ▼ -0.36% ETH $2,282 ▲ +0% XRP $1.2808 ▲ +2.53% SOL $92.8900 ▼ -1.04%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.52 ▲1.1 % ARI 3,946 ▼0.6 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.52 ▲1.1 % ARI 3,946 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

“Shteti, i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin”- Masat fiskale, Tabaku: Shteti të mbledhë taksat e p

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se rritja e TVSH-së në 21% dhe ulja e pragut të përfshirjes në këtë skemë në 5 milionë lekë xhiro vjetore do të rëndojnë bizneset e vogla dhe buxhetet familjare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo argumentoi se sipërmarrjet do të përballen me zgjedhjen mes uljes së fitimeve dhe rritjes së çmimeve.

Sipas Tabakut, kjo barrë prek drejtpërdrejt shtresën e mesme dhe profesionistët e lirë, ndërsa pasojat shtrihen përtej bizneseve që do të përfshihen në skemën e TVSH-së. Kalimi i kostove te konsumatori, vlerësoi ajo, do të rëndojë shpenzimet e përditshme të familjeve dhe do të godasë konsumin.

“Vendosja e TVSH-së me 21% për të gjitha këto biznese do të thotë që këto ose do të heqin dorë nga fitimet, ose do të rrisin çmimet”, u shpreh deputetja.

Kritika e saj u përqendrua edhe te mënyra se si qeveria synon të mbledhë më shumë të ardhura. Tabaku kërkoi që administrata të përqendrohet te taksat e papaguara dhe informaliteti, duke kundërshtuar shtimin e detyrimeve për bizneset që tashmë deklarojnë dhe paguajnë.

“Qeveria dhe shteti merret me ata që paguajnë, me ata që janë të ndershëm, me ata që janë korrektë, me ata që janë formalë”, deklaroi ajo.

Duke iu referuar një norme mbledhjeje të TVSH-së prej 54%, Tabaku argumentoi se përparësi duhet të jetë përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, përpara rëndimit të mëtejshëm të taksapaguesve të rregullt.

“Ky është shteti shqiptar: është i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin”, tha ajo, duke e cilësuar politikën fiskale të qeverisë si goditje ndaj shtresës së mesme dhe konsumit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.