🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 71.80 ▲2.08%
ARI 4,045 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,438 ▼ -2.35% ETH $1,562 ▼ -3.16% XRP $1.0337 ▼ -3.56% SOL $66.3800 ▼ -1.75%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 71.80 ▲2.08 % ARI 4,045 ▲0.89 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 71.80 ▲2.08 % ARI 4,045 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

“Ëndrra e shqiptarëve është bërja pjesë e të gjithëve jetës sonë shoqërore, ekonomike dhe politike brenda asaj që është familja evropiane, për të cilën jemi shumë afër dhe për të cilin puna ka kohë që ka nisur. Është një ëndërr për të cilën kemi kohë që punohet, ku institucionet po punojnë dhe shumë shpejt do ta bëjmë realitetin. Është një ëndërr për të cilën mazhoranca është mandatuar në 11 maj të vitit të shkuar”, tha ajo në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke komentuar protestat e qytetarëve që vijojnë sot në ditën e 26-të para kryeministrisë, Denaj vlerësoi karakterin paqësor dhe qytetar të tyre, por tha se Shqipëria e re është një Shqipëri evropiane.

“Vlerësoj shumë që e gjithë kjo protestë është paqësore, është qytetare dhe kur ju e pyetët për mënyrën e vijueshmërisë qëndroi tek ky element i rëndësishëm dhe transmetimi i elementëve të ndryshëm të një dëgjese nga protestuesit vlen. Por elementët që sapo thashë më parë, pra elementi i Shqipërisë së re është një Shqipëri evropiane për të cilën po punohet dhe asaj që lidhet me komunikimin është një pres intensifikohet”, tha ajo.

E pyetur se çfarë duhet rregulluar nga thirrjet e protestuesve dhe kërkesat e tyre, Denaj u kujtoi qytetarëve që mund të vendosnin vjet në 11 maj në kutinë e votimit.

“Përgjegjësia jonë publike që nga dita e parë dhe deri në ditën e fundit të mandatit lidhet si me individin, me forcën politike dhe me të gjithë institucionet me të cilat ne punojmë çdo ditë dhe kjo është arsyeja pse kur del përsëri për të marrë votëbesimin në një ditë votimi, ti vendos përpara detyrat e bëra dhe premtimet për të ardhmen dhe jo pa qëllim e thashë që në 11 maj vetëm një vit më parë është mandatuar Partia Socialiste, është mandatuar kryeministri Edi Rama për të bërë këtë ëndërr të gjithë shqiptarëve realitet, por një ëndërr e nisur jo sot, e cila ka nisur me kohë dhe është punuar intensivisht në aspektin teknik dhe pikërisht duke vendosur këtë në themel, kërkesa e parë është një kërkesë e cila vjet mund të diskutohej në kutinë e votimit. Dhe mund të diskutohet gjithmonë me instrumenta të cilat janë brenda të gjithë hapësirës kushtetuese që është vota”.

Ajo pranoi se ekziston nevoja për më shumë transparencë, komunikim dhe llogaridhënie nga institucionet publike.

“Nuk eliminova nevojën për më shumë kërkesë llogarie Nuk e eliminova nevojën për më shumë komunikim, për më shumë transparencë, nuk e eliminova këtë dhe nuk do t’i eliminoj kurrë. Për shembull, ne kemi në komision si një instrument parlamentar, po flasim për atë pjesë të punës që unë përfaqësoj sot. Ne kemi dëgjesa që mund t’i bëjmë nga grupe interesi, nga shoqata, nga shoqëri civile me kërkesë të një deputeti, të kujtdo force politike dhe këto dëgjesa janë publike. Në këtë aspekt nuk jam duke thënë që nuk është kërkesë legjitime rritja e llogaridhënies, kërkesa për transparencë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.