☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.41%
DOW 49,310 ▼0.36%
NASDAQ 24,439 ▼0.89%
NAFTA 97.16 ▲1.37%
ARI 4,706 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $77,782 ▼ -0.1% ETH $2,315 ▼ -1.03% XRP $1.4316 ▲ +0.95% SOL $85.3500 ▼ -0.39%
S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 97.16 ▲1.37 % ARI 4,706 ▼0.37 % S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 97.16 ▲1.37 % ARI 4,706 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Bota

Shumë shtete ashpërsojnë masat kundër koronavirusit

Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër koronavirusit, teksa vaksinimi ka nisur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera. Përveç rritjes së rasteve të reja, shtetet po vendosin kufizime për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, që është më i transmetueshëm.

Shtetet në mbarë botën po vendosin masa të reja apo po i zgjerojnë masat që tashmë i kanë në fuqi, teksa numri i përgjithshëm i viktimave në botë nga virusi ka arritur në mbi 1,8 milion.

Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin teksa guvernatorët e shteteve pritet të takohen me kancelaren, Angela Merkel javën e ardhshme. Masat e vendosura në këtë shtet, që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, kanë dështuar që të frenojnë përhapjen e virusit.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve, është e rëndësishme që të zgjerojnë kufizimet dhe masat”, tha më 2 janar për RTE Aktuell, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Numri mesatar i infektimeve të reja në 100,000 banorë për një javë, në Gjermani është 140, pothuajse tri herë më i lartë sesa që kishte planifikuar qeveria që të lehtësojë masat.

Shtetet tjera në Evropë po ashtu po ashpërsojnë masat. Franca ka zgjeruar masën e orës policore në 15 departamente për të luftuar rritjen e rasteve të reja. Qeveria ka urdhëruar që kjo masë të aplikohet në rajonet, që janë në kufi me Gjermaninë, Belgjikën dhe Zvicrën.

Greqia po ashtu ka vazhduar masën e izolimit deri më 10 janar, duke mbyllur sallone të floktarisë, libraritë dhe Kishat.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht është identifikuar varianti i ri i koronavirusit, për të pestën ditë me radhë është shënuar numër rekord i infektimeve ditore. Më 2 janar, ky shtet regjistroi 57,725 raste të reja. Qeveria britanike po përballet me thirrje për të mbyllur të gjitha shkollat, për të luftuar përhapjen e virusit.

Në kryeqytetin e Tajlandës, Bankok, janë mbyllur shkollat, baret, klubet e natës dhe restorantet. Ndërkaq, në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga Qeveria japoneze që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Në Shtetet e Bashkuara – shtetin e goditur më së keqi nga pandemia – janë regjistruar mbi 200,000 infektime brenda ditës dhe 2,600 viktima. Epiqendra e shpërthimeve të reja të virusit në SHBA është Kalifornia, ku spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.