🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,593 ▼0.57%
DOW 52,032 ▼0.66%
NASDAQ 26,085 ▼0.64%
NAFTA 102.74 ▲6.97%
ARI 4,369 ▼2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,108 ▼ -1.45% ETH $2,462 ▼ -0.19% XRP $1.3505 ▼ -3.78% SOL $99.6600 ▼ -2.9%
S&P 500 7,593 ▼0.57 % DOW 52,032 ▼0.66 % NASDAQ 26,085 ▼0.64 % NAFTA 102.74 ▲6.97 % ARI 4,369 ▼2.06 % S&P 500 7,593 ▼0.57 % DOW 52,032 ▼0.66 % NASDAQ 26,085 ▼0.64 % NAFTA 102.74 ▲6.97 % ARI 4,369 ▼2.06 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kosova

Si lindi UÇK-ja? – Nga organizimi ilegal te ideja e luftës së armatosur

Detaje mbi rrugën që i parapriu krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë të ditura përmes intervistave me protagonistë të asaj kohe, në ciklin e emisioneve “Dosjet” në Debat Plus.

Më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës u mblodh në Arau të Zvicrës, ku u vendos emërtimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Ahmeti thotë se emri UÇK ishte rezultat i një pune kolegjiale dhe i diskutimeve të kryesisë së atëhershme.

“Dhe aty e merr emrin UÇK. Punë kolegjiale ka qenë. Do të thotë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e ke si rezultat i punës, mendimit, analizës së kryesisë së atëhershme që ka qenë jashtë vendit”, ka deklaruar Ahmeti.

Megjithatë, sipas dëshmive të paraqitura në ciklin e emisoneve “Dosjet” në Debat Plus, krijimi i UÇK-së nuk ishte rezultat vetëm i një takimi në vitin 1994, por i një procesi që kishte nisur shumë vite më herët.

Ibrahim Kelmendi e krahason këtë proces me lindjen e një fëmije.

“Rëndom, fëmija nuk lind kur ia caktojnë emrin, por kur në fakt del nga barku i nënës. Edhe UÇK-në e ka formuar Mbledhja e katërt e përgjithshme. Më 4 dhjetor 1993 Këshilli i Përgjithshëm ka vendos ta jetëson atë vendim”, ka thënë Kelmendi.

Në vitet ’80, organizatat ilegale shqiptare kishin nisur përpjekjet për bashkim dhe konsolidim të veprimtarisë. Pas bashkimit të organizatave në vitin 1982, brenda tyre vazhduan edhe përplasjet dhe mosmarrëveshjet.

Në korrik të vitit 1987, në Zvicër u mbajt Mbledhja e Parë e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Aty u zgjodh kryesia e LPRK-së, me Fazli Veliun kryetar dhe Emrush Xhemajlin sekretar të përgjithshëm.

Në atë periudhë, qëllimi i Lëvizjes ishte që Kosova dhe viset e saj të fitonin statusin e Republikës brenda Jugosllavisë.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte konferenca e OMLK-së në Divjakë të Berishës, e mbajtur më 21 dhe 22 prill 1989.

Sipas Ramadan Avdiut, aty u vendos që të vazhdohej me ngritjen e kapaciteteve organizative, protestat, grevat e demonstratat, ndërsa të rritej edhe shkalla e konspiracionit.

Avdiu ka thënë se edhe demonstratat e vitit 1989 në Kosovë ishin organizuar nga LPRK-ja.

“Demonstratat e vitit 89 kanë qenë krejtësisht të organizuara nga Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Avdiu.

Me fillimin e viteve ’90, organizimi po përqendrohej gjithnjë e më shumë në Kosovë.

Më 4 shkurt 1991, në Prapashticë, u mbajt konferenca e dytë e jashtëzakonshme. Sipas Avdiut, aty u vendos që të mos përmendej më ideologjia në materialet e organizatës dhe fokusi të ishte te organizimi i Lëvizjes.

Më pas, situata politike në Kosovë dhe presioni ndaj shqiptarëve sollën edhe dilema të reja brenda organizimit.

Për këtë arsye, u mbajt Mbledhja e Tretë e Përgjithshme në Ujmir të Klinës.

Sipas Avdiut, aty u vendos që të vazhdohej me përgatitjet, të rritej shkalla e konspiracionit dhe të mendohej për forma më radikale të veprimit.

Në këtë periudhë, brenda organizimit ekzistonin dy qasje: njëra kërkonte legalizimin dhe funksionimin si parti politike, ndërsa tjetra kërkonte radikalizimin e veprimtarisë dhe kalimin në veprime të armatosura.

“Ne kemi pasë presion prej disa veprimtarëve që duhet legalizuar, por prej disa të tjerëve që duhet ta radikalizojmë formën e veprimit dhe të kalojmë në veprime të armatosura”, ka rrëfyer Avdiu.

Më 4 dhjetor 1993, Këshilli i Përgjithshëm vendosi të jetësonte vendimin për formimin e UÇK-së.

Ndërsa më 17 nëntor 1994, në Arau të Zvicrës, u vendos emri i saj./Tv Dukagjini

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.