☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.19 ▲0.64%
ARI 4,161 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,603 ▼ -0.95% ETH $2,692 ▲ +0.22% XRP $1.4960 ▼ -1.12% SOL $118.8400 ▼ -2.51%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.19 ▲0.64 % ARI 4,161 ▼0.18 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.19 ▲0.64 % ARI 4,161 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
29 Sht 2026
Breaking
Arte

Sinagoga historike në Sarandë, sit unik i zbuluar nga gërmimet arkeologjike, drejt restaurimit dhe konservimit

Nga Julia Vrapi

Sinagoga e Sarandës është një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike të zbuluara në jug të vendit. Një sit unik i zbuluar nga gërmimet arkeologjike, ku një investim gjithëpërfshirës synon restaurimin dhe konservimin e këtij monumenti. Siti ndodhet në qendër të Sarandës dhe përfshin themele dhe mure të ruajtura të një ndërtese të mëparshme sakrale, ku dallohet planimetri karakteristike e sinagogave me ambiente lutjeje dhe zona për aktivitete fetare dhe komunitare.

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thotë se ky projekt përfshin gjithashtu ndriçim modern, përmirësimin e zyrës së informacionit dhe infrastrukturës për vizitorët. “Sarandë, në Sinagogën historike, një sit unik, i zbuluar nga gërmimet arkeologjike dhe i pasur me mozaikë me vlera të rralla, ku shumë shpejt do të nisë një investim gjithëpërfshirës, që synon restaurimin dhe konservimin e monumentit, mbrojtjen e mozaikëve, sistemin modern të ndriçimit, modernizimin e zyrës së informacionit dhe infrastrukturës së nevojshme për vizitorët, falë një bashkëpunimi konkret mes Bashkisë, Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit dhe mbështetjes së Fondacionit Besa. Ky fondacion, i lidhur ngushtë me historinë e besës shqiptare dhe mbrojtjen që populli ynë u bëri hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sjell një kontribut të vyer edhe për këtë monument me simbolikë të veçantë”, shprehet ministri Gonxhja.

Synimi i projektit një ndërhyrje cilësore në monument

Restaurim dhe konservim i monumentit, por projekti synon ta kthejë këtë sit në një pikë dinjitoze të vizitueshme për Sarandën. Ministri Gonxhja thekson se do të jetë një ndërhyje cilësore në këtë monument. “Synimi është një ndërhyrje cilësore, që do t’i rikthejë shkëlqimin e munguar, që të jetë i aksesueshëm gjatë gjithë ditës dhe natës, si dhe për ta kthyer sa më shpejt këtë sit në një pikë dinjitoze vizitueshmërie për qytetin”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që gjithashtu pa nga afër Sinagogën historike të Sarandës.

Gjetjet arkeologjike në këtë vend ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme mbi jetën dhe traditat e komunitetit hebraik në rajon, si dhe ndikimin e tij në zhvillimin kulturor dhe qytetar të Sarandës. Ndërsa restaurimi i monumentit ruan vlerat, duke e bërë atë më tërheqës dhe më të ruajtur për brezat e ardhshëm. Kjo ndërhyrje rrit edhe interesin e vizitorëve, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e turizmit kulturor në Sarandë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.