☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,538 ▼ -1.09% ETH $2,338 ▼ -2.57% XRP $1.2861 ▼ -1.62% SOL $101.2300 ▼ -2.81%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Sofja mohon publikimin e notës diplomatike, Shkupi kërkon sqarim dhe përgjegjësi

Sofja zyrtare ka reaguar pas kërkesës së Shkupit që autoritetet bullgare të kërkojnë falje për publikimin e të dhënave që lidhen me familjen e kryeministrit Hristijan Mickoski.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë mohon përfshirjen në publikimin e një note diplomatike lidhur me udhëtimin e familjes së Mickoskit në Pamporovë, duke deklaruar se dokumenti nuk lidhet me një kërcënim aktual dhe se bëhet fjalë për çështje nga e kaluara.

Po partia në pushtet OBRM-PDUKM vazhdon të kërkojë përgjegjësi, gjersa akuzon edhe LSDM-në për heshtje ndaj, siç e quajnë, skandalit diplomatik i cili, e që sipas deputetit Brane Petrushevski, përmban të dhëna të ndjeshme për sigurinë e kryeministrit Mickoski dhe familjes së tij.

“Në vend të kërkimit të faljes dhe marrjes së përgjegjësisë nga Sofja zyrtare, publiku mori heshtje. Por edhe më e zëshme është heshtja e të dërguarit të posaçëm bullgar, Venko Filipçes. Personi i cili prej muajsh i relativizon qëndrimet bullgare dhe paraqitet si avokati i tyre më i zëshëm në Maqedoni, sot nuk ka asnjë fjalë apo dënim për këtë skandal diplomatik”, tha Brane Petrushevski – deputet i OBRM-PDUKM-së.

Reagimi i Sofjes zyrtare erdhi pasi Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, e thirri në bisedë ambasadorin bullgar Angell Aleksandrov Angelov, pasi në mediat bullgare u publikua nota diplomatike e dërguar për udhëtimin e bashkëshortes dhe djalit të Mickoskit në qendrën dimërore Pamporovo në fillim të këtij viti. Ministri Mucunski thotë se jo vetëm që kanë kërkuar sqarim, por edhe hetim të plotë se si ai dokument ka dalë në opinion. Megjithatë, siç thotë ai, deri më tani nuk kanë marrë as sqarim e as kërkimfalje. Kryeministri Mickoski deklaroi se ka njoftuar edhe NATO-n për këtë çështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.