☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,966 ▼ -0.19% ETH $2,241 ▼ -0.23% XRP $1.1654 ▼ -0.82% SOL $89.3600 ▼ -0.95%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

SOFT NEWS – Agjenti i FBI-së vjedh një milionë $ në kriptomonedha dhe pyet ChatGPT-në se ku mund të jetonte më pas!

NJU JORK, 4 korrik /ATSH -ANSA/ – Një agjent i FBI-së akuzohet se ka përvetësuar mbi 900 mijë dollarë në kriptomonedha nga llogari që monitoroheshin nga agjencia në kuadër të një hetimi për sigurinë kombëtare.

.Patrick Steven Yaroch ishte pjesë e një ekipi hetimor që po merrej me një çështje që përfshinte një “shtet armiqësor”.

Sipas deklaratës së tij, ai ishte i “frustruar” sepse nuk mund të ndërhynte më vendosmërisht për të ndaluar një person të paidentifikuar të hynte në këto llogari.

Prokurorët thonë se, duke shfrytëzuar privilegjet e tij të aksesit në sistemet e brendshme të FBI-së, Yaroch transferoi fondet në kriptomonedha në llogarinë e tij personale.

“Menjëherë sapo FBI-ja mori dijeni për këto akuza, ndërmorëm veprime të menjëhershme, nisëm një hetim dhe javën e kaluar ekzekutuam urdhrin e arrestit”, deklaroi një zëdhënës i Byrosë.

Një muaj para arrestimit, Yaroch kishte pyetur ChatGPT-në: “Nëse do të kisha rreth një milion dollarë dhe do të doja të largohesha nga Shtetet e Bashkuara për t’u bërë rezident ose shtetas i një vendi të Bashkimit Evropian, ku do të shkoja?”

Sipas dokumenteve të cituara, përgjigjja përmendte zona si Cilento në Itali ose rajonin Dão në Portugali, duke i përshkruar si vende të përshtatshme për një stil jetese më të qetë, të lidhur me bujqësinë ose vreshtarinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.