☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,706 ▼0.5%
DOW 52,266 ▼0.4%
NASDAQ 26,130 ▼1.58%
NAFTA 102.32 ▼0.45%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,886 ▼ -0.57% ETH $2,335 ▼ -1.23% XRP $1.2852 ▼ -3.54% SOL $100.1300 ▼ -2.31%
S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 52,266 ▼0.4 % NASDAQ 26,130 ▼1.58 % NAFTA 102.32 ▼0.45 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 52,266 ▼0.4 % NASDAQ 26,130 ▼1.58 % NAFTA 102.32 ▼0.45 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Sota”, hetim transfertave. Prokuroria kërkon faturat e Kurum

Pasi ka pyetur administratoren e vendosur nga gjykata për falimentin e Kurum, Prokuroria i kërkon kësaj kompanie një sërë dokumentesh për transaksionet me shoqërinë Ikona, që përfaqësohet nga Lefter Sota, i ati i Orest Sotës.

Një burim i brëndëshëm  tha se Ikona dhe Kurum rezulton të kenë patur marrëdhënie financiare, por përmes bankave. Për shkak se dëshmitarët e Kurum të pyetur këmbëngulin se nuk prisnin asnjë takim me Orest Sotën, prokuroria e dyshon burimin e tyre e për këtë arsye e ka bashkangjitur me dosjen Habilaj.

Por, ndërsa ka nisur edhe hetimin pasuror për 25-vjeçarin Sota, pritet që i njëjti veprim të ndiqet edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për dyshimet e korrupsionit dhe të trafikut.

Orest Sota është shprehur më herët në gjykatë se 863 mijë eurot i ishin dhënë nga i ati për t’ja dorëzuar Kurum, një version ky që mbështetet edhe nga Lefter Sota.

Prokuroria e Krimeve të rënda nuk e ka thirrur ende biznesmenin Lefter Sota, i cili argumenton se shuma do të lihej si garanci për blerjen e 4 mijë tonëve hekur.

Aktualisht Prokuroria po verifikon pasuritë e Orestit, pas informacioneve se njëra nga banesat e tij gjendet në të njëjtën ndërtesë ku jeton edhe ish-ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.