🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,587 ▲0.02%
DOW 51,845 ▼0.48%
NASDAQ 26,095 ▲0.44%
NAFTA 102.41 ▼3.23%
ARI 4,332 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,896 ▲ +0.93% ETH $2,406 ▲ +1.7% XRP $1.2870 ▼ -0.77% SOL $98.1100 ▲ +1.69%
S&P 500 7,587 ▲0.02 % DOW 51,845 ▼0.48 % NASDAQ 26,095 ▲0.44 % NAFTA 102.41 ▼3.23 % ARI 4,332 ▼0.03 % S&P 500 7,587 ▲0.02 % DOW 51,845 ▼0.48 % NASDAQ 26,095 ▲0.44 % NAFTA 102.41 ▼3.23 % ARI 4,332 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Politika

Spahiu: Gjykata e Apelit do të shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, njësoj si gjeneralin kroat Ante Godovina!

Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ foli rreth vendimit të Gjyjkatës Speciale të Hagës për 4-ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Spahiu theksoi se kjo ishte diçka e pritshme nga kjo Gjykatë, dhe kjo është vetëm beteja e parë. Sipas tij Gjykata e Apelit do t’i japë pafajësi Thaçit ashtu siç i dha pafajësinë gjenerali kroat Ante Godovina.

“Kjo është beteja e parë, të gjithë duhet të ishim të përgatitur, për një humbje, se nga këta gjyqtarë nuk mund të prisnim më shumë. Kjo Gjykatë nga mënyra si u ndërtua nuk ishte krijuar për t’i dhënë pafajësi Kosovës por për të vendosur balanca politike në kurriz të drejtave të kombeve. Ishte projektuar kombin shqiptar. Beteja ligjore vijon, ka shpresa. Gjykata e Apelit do t’i japë pafajësi Thaçit ashtu siç i dha pafajësinë gjenerali kroat Ante Godovina kur Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 24 vite burg. Hashim Thaçi bashkë me tre të tjerët janë më të favorizuar se Ante Godovina, i kanë të gjitha faktet juridike, faktet, provat dëshmitarët në favor të tyre”, tha Thaçi.

Ndër të tjera ai nënvizoi se kjo Gjykatë ka qenë koniunkturave diplomtike që e duan Hashim Thaçin në burg. Spahiu risolli në vëmendje edhe arrestimin e Thaçit, pikërisht 2 orë para se të nisej drejt Shtëpisë së Bardhë.

“Unë mendoj se kjo Gjykatë Speciale do të reflektojë në Gjykatën e Apelit. Ne duhet të jemi edhe profesionistë përveçse patriot. Unë kam besim që Gjykata e Apelit do t’i çojë drejt pafajësisë ish-krerët e UCK. Është dhënë vetëm një sinjal për balanca politike. Unë mendoj se kjo Gjykatë ka qenë nën infulencën koniunkturave diplomtike që e duan Hashim Thaçin në burg. Hashim Thaçi është arrestuar në disa momente politike të përplasjeve diplomatike mes Europës dhe SHBA.

Thaçi u arrestua dy orë para se të nisej në Uashington, 2 orë para se të flutoronte për të takuar Donald Trump, 2 orë para të nënshkruante një marrveshje të njohjes Kosovë-Serbi që akoma nuk e kemi. Është një viktimë e gjeopolitikës europiane dhe SHBA-së. Kam besim e drejta do të dominojë mbi presionin politik. Liderët pro amerikan në Kosovë e duan Thaçin në burg. Të dënohesh me 25 vite, është të vdesësh në burg”, tha Spahiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.