☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,796 ▲ +0.55% ETH $2,268 ▲ +1.07% XRP $1.2495 ▼ -0.5% SOL $95.6300 ▼ -1.27%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij

Arrestohet pas tetë muajsh në arrati Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t dhe i kapur më herët.

Eno Agasi ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi zhduku shishet e shtrenjta të verës që u sekuestruan nga SPAK-u në dhjetor të vitit 2025, kur u shpall në kërkim kushëriri i tij.

Pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë, pasi s’mund të transportohej natën nga doganat, por kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr.

Eno Agasi po hetohet për pastrim parash dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Kushëriri i tij, Ergys Agasi, po ashtu përfundoi në pranga pak javë më parë. Ai akuzohet për krime të rënda të kryera në kuadër të një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Raportohet se hetimet janë ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj, i cili më herët i kishte kaluar hetimet për Ergys Agasin SPAK-ut, duke ndjekur hetimin ndaj kushëririt të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.