☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,068 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,346 ▲ +0.67% ETH $2,361 ▲ +0.62% XRP $1.3278 ▲ +0.14% SOL $102.4900 ▲ +1.28%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,068 ▲0.39 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,068 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi”, Ymeri reagon pas pamjeve nga Pediatria e QKUK-së

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri ka reaguar pas publikimit të një qytetareje për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Qytetarja kishte publikuar pamje nga kushtet në këtë klinikë, duke thënë se nuk po kërkohet luks, por vetëm minimumi i nevojshëm për fëmijët që marrin trajtim.

Për këtë rast ka reaguar Ymeri, e cila ka kritikuar menaxhimin e institucioneve shëndetësore dhe paraqitjen publike të zyrtarëve.

“Si në çdo qeveri të korruptuar, institucionet katastrofë të menaxhuara po ministrat me paraqitje të kuruar. Spitalet pa çarçafë e pa kurrfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi”, ka shkruar Ymeri.

Ajo i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që të krahasojë kushtet e pacientëve me paraqitjen e tij.

“Ftoj ministrin të krahasojë pak, shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund të dyja paguhen me para nga ne të ngratit. Pyetja është pse nuk po ndërrohen për fëmijët çarçafët e shtrati, por po vezullojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, ka shkruar ajo.

Reagimi i deputetes së zgjedhur vjen pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.