☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – Komisioni Evropian planifikon moshën minimale 13 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale

STRASBURG, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Jam e vetëdijshme se shumë njerëz e perceptojnë fuqinë e gjigantëve të teknologjisë si dërrmuese dhe të pamundur për t’u frenuar. Unë nuk jam dakord me këtë”, tha Von der Leyen në një fjalim drejtuar ligjvënësve të BE-së në Strasburg.

Sipas këtyre planeve, fëmijët do të kenë qasje në rrjetet sociale nën mbikëqyrjen e prindërve duke filluar nga mosha 13-vjeçare, por do të mund të krijojnë një llogari personale vetëm pasi të mbushin 15 vjeç.

Platformat kryesore të rrjeteve sociale tashmë e kanë përcaktuar moshën minimale 13 vjeç në kushtet dhe rregullat e tyre të përdorimit.

Megjithatë, rregullatorët e BE-së i kanë kritikuar ato vazhdimisht për dështimin në zbatimin e këtij kufiri moshe.

Projektligji pritet të prezantohet më hollësisht të enjten.

Më pas, Parlamenti Evropian dhe vendet e BE-së do ta shqyrtojnë dhe do të propozojnë ndryshime në këtë propozim. Mund të duhen muaj apo edhe vite para se të arrihet një marrëveshje për versionin përfundimtar të ligjit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.