☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – Von der Leyen kërkon krijimin e një këshilli evropian sigurie

STRASBURG, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për krijimin e një mekanizmi evropian reagimi dhe sigurie, të pavarur nga NATO-ja, për të reaguar bashkërisht ndaj kërcënimeve të sigurisë që nuk arrijnë nivelin e një agresioni të armatosur.

“Sulmet kibernetike dhe sabotimet, zjarrvëniet, inkursionet me dronë: ato po shtohen çdo ditë”, tha sot Von der Leyen, në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Sipas planeve, të 27 vendet e BE-së do të mblidheshin nëse njëri prej tyre do të aktivizonte mekanizmin e planifikuar të alarmit.

Qëllimi do të ishte parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm dhe zbutja e ndikimit të kërcënimit.

“Evropa ka nevojë për strategjinë e saj të kundërpërgjigjes ndaj kërcënimeve hibride. Na duhet urgjentisht një konsensus se si të reagojmë ndaj incidenteve të caktuara”, tha ajo.

“Me fjalë të tjera, një mekanizëm që plotëson Nenin 4 të NATO-s”, tha Von der Leyen.

Sipas Nenit 4 të dokumentit themelues të aleancës së mbrojtjes, aleatët mund të kërkojnë një mbledhje urgjente për incidente sigurie që nuk përbëjnë konflikt të armatosur, por që kërcënojnë sigurinë, territorin ose lirinë e tyre politike.

“Sistemet tona janë krijuar për një botë tjetër”, u tha Von der Leyen ligjvënësve të BE-së.

“Ato udhëhiqen nga përpjekje të mirësynuara për konsensus dhe kompromis. Por duhet të shqyrtojmë nëse ato janë ende të përshtatshme për qëllimin e tyre”, tha ajo.

Kreu i Komisionit njoftoi gjithashtu planet për një Këshill Evropian të Sigurisë, ku liderët e BE-së do të takoheshin me liderë nga vende partnere si Kanadaja, Norvegjia, Ukraina dhe Britania e Madhe./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.