⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,930 ▲ +0.52% ETH $2,265 ▲ +0.52% XRP $1.2515 ▼ -0.09% SOL $94.4400 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestën e dytë: “Nëse menduat se u ndalëm, gabuat”

“Nëse menduat se e ndalëm, gabuat! Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!” Kjo është porosia që studentët shqiptarë të Fakulteteve Juridike në Maqedoninë e Veriut po e shpërndajnë tashmë nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke paralajmëruar mobilizim të ri dhe protestën e dytë në Shkup për kërkesën që provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Pas protestës së parë, studentët thonë se institucionet kanë dhënë vetëm premtime politike, por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Zëvendëskryeministri Bekim Sali, kryetari i Komunës së Çairit dhe ai i Tetovës, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasamk, si dhe zyrtarë të tjerë të VLEN-it kishin deklaruar publikisht se çështja e provimit në gjuhën shqipe do të zgjidhej. Në ndërkohë, reagoi edhe Avokati i Popullit, i cili dërgoi shkresë zyrtare në Qeveri, ndërsa u paralajmërua edhe formimi i një grupi pune për tejkalimin e problemit. Megjithatë, gjithçka ka mbetur vetëm në nivel deklarativ.

“Premtime pati shumë, por rezultat nuk ka. Asnjë vendim, asnjë ndryshim konkret dhe asnjë afat i qartë”, thonë organizatorët e protestës.

Sinjalet e para për organizimin e protestës së dytë tashmë kanë nisur. Pasditen e së dielës, studentët shqiptarë të degës Juridik nga universitetet shqiptare në vend, të cilët protestuan edhe herën e kaluar në Shkup, filluan mobilizimin nga Kumanova, duke paralajmëruar zgjerim të aktiviteteve dhe koordinim më të madh në ditët në vijim.

Mbishkrimet dhe mesazhet protestuese janë shfaqur në disa qytete të vendit, ndërsa studentët insistojnë se kërkesa e tyre nuk është politike, por elementare – e drejta për ta dhënë provimin profesional në gjuhën amtare.

Kjo çështje, e cila fillimisht u trajtua si problem administrativ, tashmë po shndërrohet në një revoltë më të gjerë studentore, ku në qendër të kritikave janë institucionet që, sipas tyre, vazhdojnë të zvarrisin zgjidhjen e një problemi që prek drejtpërdrejt mijëra studentë dhe të diplomuar shqiptarë, ndërkohë që është një e drejtë themelore e garantuar me ligj./Koha.mk/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.