🌧️
Tiranë 16°C · Rrebesh 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,040 ▼ -3.2% ETH $2,177 ▼ -3.65% XRP $1.4077 ▼ -4.5% SOL $86.1300 ▼ -5.76%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Arte

Studim i ri mbi shtypin arbëresh, prezantohet vepra e prof. dr. Hamit Boriçit dhe dr. Jolanda Lilës

“Historia e shtypit arbëresh nga zanafilla deri në ditët e sotme” është rezultat i një pune të gjatë kërkimore në arkiva dhe një përpjekjeje shumëvjeçare. Në mjediset e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë këto ditë u promovua monografia shkencore “Historia e shtypit arbëresh nga zanafilla deri në ditët e sotme”, me autorë Prof. Dr. Hamit Boriçi dhe Dr. Jolanda Lila, botim i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Veprimtaria bashkoi gazetarë dhe studiues, të cilët diskutuan mbi historinë dhe rolin e shtypit arbëresh.

Fjalën përshëndetëse e mbajti prof. Elvin Luku, përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, i cili theksoi rëndësinë e këtij botimi për historiografinë e shtypit shqiptar. Më tej, prof. Mark Marku, dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe studiues i historisë së shtypit shqiptar, vlerësoi kontributin që sjell libri për njohjen tërësore të shtypit që u zhvillua tek arbëreshët e Italisë, tek arvanitasit e Greqisë dhe tek arbneshët e Zarës.

Prof. Hamit Boriçi shprehu mirënjohjen për nderimin që kolegët e Departamentit të Gazetarisë i bënë veprës së fundit të botuar prej tij, duke theksuar se kjo monografi është rezultat i një pune të gjatë kërkimore në arkiva dhe një përpjekjeje shumëvjeçare për të sjellë një pasqyrë sa më të plotë të historisë së shtypit arbëresh.

Ndërsa Dr. Jolanda Lila, si bashkautore e librit, bëri një prezantim të detajuar të risive që sjell ky studim, në pikëpamje jo thjesht të identifikimit dhe paraqitjes kronologjike të të gjitha organeve të shtypit që kanë botuar arbëreshët përgjatë një shekulli e gjysmë, por edhe të specifikave dhe funksionit që kanë pasur këto organe shtypi. Organet e shtypit arbëresh shërbyen jo thjesht si mjete informimi, në një kohë kur nuk kishte mediume të tjera komunikimi, por edhe si shkolla për përhapjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare. Në fund, pati diskutime dhe vlerësime për librin edhe nga akademik Artan Fuga dhe prof. Zyhdi Dervishi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.