☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.59 ▲1.69%
ARI 4,082 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,176 ▲ +0.59% ETH $2,353 ▲ +0.36% XRP $1.3268 ▲ +0.39% SOL $102.0600 ▲ +0.95%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.59 ▲1.69 % ARI 4,082 ▲0.18 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.59 ▲1.69 % ARI 4,082 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Sulmet online ndaj bizneseve, Balla: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë!

Gjatë një takimi në Kavajë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ngriti shqetësimin për sulmet online ndaj bizneseve turistike shqiptare.

Ai i cilësoi ato si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e vendit, teksa shtoi se turizmi është një pasuri kombëtare dhe se çdo goditje ndaj hoteleve, restoranteve, bujtinave dhe sipërmarrjeve turistike prek drejtpërdrejt punën e mijëra shqiptarëve.

“Imazhi i Shqipërisë janë përshtypjet që të huajt lënë te bizneset tona, te hotelet, restorantet dhe çdo vend ku ata marrin shërbim. Kush dëmton këto biznese, dëmton turizmin dhe ekonominë e shqiptarëve.”

Balla theksoi se vlerësimet online kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjen e turistëve dhe në suksesin e një biznesi, duke shtuar se përballë sulmeve të tilla është kërkuar ndërhyrja e kompanive ndërkombëtare të teknologjisë.

“U desh që qeveria jonë të shkonte te drejtuesit më të lartë të Google për t’u thënë se ka ndodhur një sulm kriminal kibernetik ndaj këtyre bizneseve shqiptare. Shqipëria është goditur nga disa shqiptarë që u ka marrë perëndia mend, dhe që po dëmtojnë bizneset shqiptare.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.