☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.88 ▲1.98%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,020 ▲ +0.38% ETH $2,352 ▲ +0.35% XRP $1.3266 ▲ +0.51% SOL $102.0400 ▲ +1%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.88 ▲1.98 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.88 ▲1.98 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar sot se transferimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në paraburgimin e Fierit është kryer pa i vënë në dispozicion asnjë akt. Në një interviste për Top Channel, Ndreca eshte shprehur se:

“Fakt ky që tregon minimalisht mungesë transparence dhe maksimalisht një shkelje e rëndë të të drejtave të zotit Veliaj. Ai ka të gjithë të drejtën ligjore dhe kushtetuese për t’u njohur me aktin mbi bazë të cilit ai transferohet, shkaqet ku është bazuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të bërë këtë transferim, për sa kohë që Veliaj nuk ka shprehur asnjë shqetësim dhe konsensus për këtë lloj transferimi”, tha avokati.

Ndreca tha se ishte rrugës për në burgun e Fierit, pasi kishte marrë informacione se Veliaj ishte vendosur në një qeli izolimi.

“Sipas informacioneve, rezulton se zoti Veliaj është vendosur në një qeli izolimi, pa dritare, pa kushte normale për të paraburgosurit, megjithatë nuk e konfirmoj dot dhe për këtë arsye jam nisur për të verifikuar këtë fakt. Do përpiqem ta takoj dhe të shikoj se çfarë kushtesh i kanë vënë në dispozicion autoritetet e burgut të Fierit”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.