Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,200 ▲ +0.31% ETH $2,191 ▲ +0.6% XRP $1.4180 ▲ +0.53% SOL $86.4000 ▲ +0.15%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Bota

Sunak i ashpër me emigrantët: Kushdo që hyn në Britani ilegalisht nuk do t’i jepet azil

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në konferencën e mbajtur mbrëmjen e djeshme njoftoi sërish ndalimin e kalimit të emigrantëve me gomone në vendin e tij.
Tashmë ai njoftoi se projektligji i ri i Sekretares së Brendshme Suella Braverman për Migracionin Ilegal do t’i japë fund kalimit të emigrantëve ilegalisht.

“Globalisht kjo është një sfidë. Unë nuk do të qëndroja këtu nëse nuk do të ishim të sigurt se do të fitojmë. Ne po veprojmë në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare”, tha ai, ndërsa theksoi se qeveria e tij do të bëjë të pamundur që plani të shkojë deri në fund.

Sunak vuri në zbatim një nga pesë prioritetet kryesore që nga marja e mandatit, duke I ndaluar emigrantëve që vijnë me gomone qëndrimin në vendin e tij.

Autoritetet britanike kanë njoftuar kushdo që arrin në Mbretërinë e bashkuar me gomone nuk do të lejohen të kërkojnë azil.

Mbretëria e Bashkuar është e vendosur për të penguar azilin për personat që shkojnë me gomone. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman njoftoi se në ligjet që do të shpallen, autoritetet do të ndalojnë dhe largojnë këdo që kërkon të hyjë në Britani ilegalisht.

Ata përveçse do të pengohen të kërkojnë azil në Britani, do të largohen në Ruandë ose në një vend të tretë dhe do tu ndalohen të kthehen përgjithmonë.

“Mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni. Migrimi i paligjshëm nuk është i drejtë për taksapaguesit britanikë, nuk është i drejtë për ata që vijnë këtu ligjërisht dhe nuk është e drejtë që bandat kriminale të lejohen të vazhdojnë tregtinë e tyre imorale. Unë jam i vendosur të mbaj premtimin tim për të ndaluar anijet”, deklaroi Sunak javën e kaluar.

Sipas Braverman rruga e vetme për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë një e sigurt dhe ligjore.

Sipas planit, azilkërkuesve mund t’u jepet statusi i refugjatit për të qëndruar në Ruandë ose për të kërkuar azil në një nga zonat e vendeve të treta.

Një total prej 45,755 emigrantësh kaluan Kanalin për në Britani në vitin 2022, një shifër e lartë krahasuar me vitin 2018. Shifrat e fundit të Home Office tregojnë se 2,950 emigrantë kanë kaluar Kanalin tashmë këtë fillim viti.

Azilkërkuesit që vijnë në Britaninë e Madhe janë nga një sërë vendesh, duke përfshirë Shqipërinë, Iranin, Irakun, Afganistanin dhe Sirinë.

Shumica e atyre që vijnë me gomone kërkojnë azil pas mbërritjes në Britani dhe nëse rasti i tyre pranohet, ata mund të aplikojnë për të qëndruar aty.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.